FSHF “përkulet” para Preknicajt, supergoli i lojtarit të Pogradecit merr vlerësimin maksimal (video)

Pogradeci

Pogradeci mund t’i gëzohet momentit të mirë që po kalon, pas fitores së pastër 3-0 përballë Ilirisë, të vlefshme për javën e 27-të të Kategorisë së Parë.

Krahas pikëve të fituara, te Pogradeci mund të ndihen edhe me fat, për shkak se njëri prej golave të shënuar në këtë përballje, ai i shënuar nga sulmuesi i qendrës, Kristian Preknicajt u shpall dhe goli më i bukur i mesjavës nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Preknicaj shënoi në minutën e 39-të falë një goditje akrobatike, duke lënë të shtangur portierin e miqve.

Në këtë ndeshje, golat te skuadra e drejtuar nga Emiljano Çela mbajtën “firmën” e Preknicaj (roveshatë), Ogunleye (devijimi i topit, duke i prishur trajektoren portierin rival) dhe Indio Oliveira (në vendin e duhur për të “tundur” rrjetën).

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FSHF (@fshforg)

LEXO ME SHUME:Egnatia respektohet, por nuk falet”/ Mesazh i fortë i Gvozdenovic, trajneri i Elbasanit: Do luftojmë për tifozët, nuk më intereson dënimi…

Related posts

“Kemi gjashtë mungesa”/ Gvozdenovic “qahet” përpara ndeshjes ndaj Vorës: Do provojmë të japim maksimumin

Partizani “mbyll gojën” përpara Flamurtarit, të kuqtë marrin vendim drastik pas largimit të Kërnajës

“Nuk më interesojnë se çfarë bëjnë rivalët”, Orges Shehi sfidon Teutën: Gjendjen e mirë psikologjike ta shfrytëzojmë nesër