Pogradeci mund t’i gëzohet momentit të mirë që po kalon, pas fitores së pastër 3-0 përballë Ilirisë, të vlefshme për javën e 27-të të Kategorisë së Parë.
Krahas pikëve të fituara, te Pogradeci mund të ndihen edhe me fat, për shkak se njëri prej golave të shënuar në këtë përballje, ai i shënuar nga sulmuesi i qendrës, Kristian Preknicajt u shpall dhe goli më i bukur i mesjavës nga Federata Shqiptare e Futbollit.
Preknicaj shënoi në minutën e 39-të falë një goditje akrobatike, duke lënë të shtangur portierin e miqve.
Në këtë ndeshje, golat te skuadra e drejtuar nga Emiljano Çela mbajtën “firmën” e Preknicaj (roveshatë), Ogunleye (devijimi i topit, duke i prishur trajektoren portierin rival) dhe Indio Oliveira (në vendin e duhur për të “tundur” rrjetën).
View this post on Instagram