VIDEO/ Pogradeci ndihet i vjedhur, momenti kur liqenorët pretendojnë për penallti në takimin ndaj Besës

Pogradec

Takimi mes Pogradecit dhe Besës, i zhvilluar në Pogradec, u mbyll pa gola 0-0, por jo pa polemika. Një ndeshje e luftuar dhe me ritëm, ku vendasit kërkuan me ngulm fitoren, por u ndalën nga mbrojtja e organizuar e Besës dhe vendimet e diskutueshme të arbitrit.

Momentin më të debatueshëm të sfidës e prodhoi pjesa e dytë, kur futbollisti maqedonas i Pogradecit, Toshevksi, u rrëzua në zonë pas një kontakti me mbrojtësin kundërshtar. Në kampin liqenor u pretendua për një penallti të pastër, por gjyqtari vijoi lojën, duke shkaktuar reagime të forta nga stafi teknik dhe tifozët vendas.

Ky barazim penalizon Pogradecin në garën për kreun, pasi skuadra mbetet në vendin e tretë të renditjes dhe sheh vendin e dytë të largohet tashmë në 6 pikë diferencë. Një hap fals që mund të rezultojë i kushtueshëm në objektivat sezonale të liqenorëve. Nga ana tjetër, Besa largohet nga Pogradec-i me një pikë të vlefshme, duke treguar maturi taktike dhe disiplinë mbrojtëse në një transfertë të vështirë.

Related posts

“Heshtje” që kushton! Martini sfidon Hygerta Sakon, Disiplina i tërheq vëmendjen Vllaznisë

“0-2 si herën e fundit”/ Kërnaja i vendos “flakën” derbit në konferencën për shtyp: Nuk na duhet motivim, hyjmë për fitore

“Na ndihmoi bonusi psikologjik”/ Ilir Daja analizon kualifikimin e Dinamos: Ndaj Egnatias në finale na pret një punë e madhe