Si rrallë më parë Presidenti i Republikës, Ilir Meta dhe anëtarët e kabinetit të tij janë përplasur me efektivët e Policisë Bashkiake, të cilët rrethuan ditën e sotme godinë e Frymës së Re Demokratike, parti që drejtohet nga Sali Shehu.
Burime nga Presidenca bënë me dije se kreu i shtetit ka shkuar ditën e sotme pranë zyrave të FRD pasi është informuar se ndaj kryetarit të saj, Sali Shehu po ushtrohej dhunë fizike nga punonjësit e Policisë Bashkiake.
Siç shihet edhe nga pamjet kreu i shtetit është futur në godinën e FRD-së ndërkohë që fillimisht nuk është lejuar nga efektivët e bashkisë.
‘Po dhunoni partitë e opozitës” është dëgjuar të shprehet kreu i shtetit, ndërkohë që ka kërkuar nga efektivët e policisë së Bashkisë së Tiranës të dalin jashtë godinës.
Në këtë momente disa anëtar të FRD janë përplasur me policët e bashkisë.
“Dilni përjashta mos hapni probleme! Do ju çoj në burg me duart e mia!”, ka thënë Presidenti Meta
Presidenti Meta hynë në godinën e FRD
Ilir Meta futet në godinën e FRD e rrethuar nga Policia Bashkiak: Po dhunoni partitë e opozitës?! Dilni përjashta! Përjashta!!
Sali Shehu: Hape derën, futi kamerat Brenda!
Polici i Bashkisë: Një sekond!
Ilir Meta: Dilni përjashta! Përjashta! Hape derën ose thërras gjithë Tiranën këtu!
Anëtari i FRD: Legena m…t u bëtë ju të më kapni me dorë!
Ilir Meta: Dilni përjashta! Përjashta!!
Polici i Bashkisë: Është institucion i bashkisë ky.
Ilir Meta: Përjashta maskara! Ça doni këtu doni të rrihni njerëzit?
Polici I bashkisë: Mos prek me dorë ore!!
Ilir Meta: Dilni përjashta mos hapni probleme! Do ju çoj në burg me duart e mia!