Plagosje me armë në ish-Bllok/ Ja detajet që zbulon policia

by KLIKOJE.AL

Një 39-vjeçar u plagos me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm në ish-Bllok. Policia ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:30 në rrugën “Ibrahim Rugova”, ku pas një konflikti për motive të dobëta mbeti i plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi G. B., 39 vjeç, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Për këtë ngjarje, policia arriti të vërë në pranga autorin e dyshuar, i cili është shtetasi me inicialet R. B., 22 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu u procedua penalisht, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, shtetasi i dëmtuar G. B, pasi dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës në pjesën e krahut autorin e ngjarjes, shtetasin R. B.

Ndërkohë vijon puna për kapjen e personave të tjerë që mund të jenë të implikuar apo kanë dijeni për ngjarjen.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.