E reja që plagosi me thikë bashkëjetuesin e saj, ka hedhur akuza ndaj shokut të tij, se ishte ai arsyeja e zënkave në çift.
Në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, 25-vjeçarja, e cila është katër muajshe shtatzënë, u shpreh se shoku i bashkëshortit i kishte thënë këtij të fundit që “ndahu nga gruaja”.
“Për të gjitha rrethanat që jam zënë me bashkëshortin është faji i shokut të tij. I tha “ndahu nga gruaja” dhe hajde tek puna ime. Në të gjithë zonën janë njerëzit e burrit. Personi nuk di se çfarë bëhej brenda shtëpisë sime, nuk hante bukë me ne. Djali ishte me temperaturë kishte marrë infeksion tek veshi e tek syri, e mora në telefon burrin, por ai nuk e lejoi të vinte. Pse e sjell në jetë një fëmijë kur prindi do që të shohë punën dhe jo fëmijën. Atë natë erdhi me temperaturë se ishte lagur, i thashë mos ikte, por shoku i vet i tha hajde në punë.
Tentoi të më hidhte nga ballkoni, shkoi në kuzhinë të merrte një thikë. Ai ishte i dënuar me kusht”, tha Myrvete.
25-vjeçarja tregoi se në banesën e çiftit, aty ku edhe plagosi me thikën e bukës partnerin, nuk ka pasur shenja gjaku.
“Rrobat e Eraldit kanë qenë të gjakosura”, iu drejtua moderatorja.
“Shenja gjaku në shtëpi nuk ka pasur. Mua më ka marrë policia që kur shkova në spital. Unë e lajmërova ambulancën dhe policinë. Mora shokun e tij ta dërgonim. Thikën e ka marrë shoku i tij direkt, nuk e di kush i ka fshirë provat. Unë isha në spital, më mori policia dhe më pas më dërguan në shtëpi”, u përgjigj Myrvete.
Ndërkohë gjatë diskutimit në studio ëhtë përfshirë edhe shoku i Eraldit, i cili ka deklaruar se vetëm e ka ndihmuar familjen e saj.
Ai theksoi se thikën dhe peshqirin me gjak në banesë e ka marrë policia.
Ndërsa theksoi se në mometin kur shkoi në shtëpinë e tyre, derën e hapi Eraldi, i cili ishte i plagosur dhe shkuan në spital së bashku me Myrveten.
“Unë e kam ndihmuar atë familje, edhe atë ditë që shkuan në spital kam mbajtur djalin e tyre.
Më bëri rezil në mes të lagjes, më erdhi keq prap se kam motër vetë. I bëra bukë, ia dërgova në ballkon por nuk e pranoi. E pyeta a ka djali qumësht. Çfarë bëra të keqe këtu, që i ndihmova burrin të futej në punë.
Thika është aty ka ardhur policia, ekspertiza. Shkova tek Eraldi, u çua i shkreti hapi derën dhe e ula në divan tha “jam keq”. Mora Myrteven dhe Eraldin, i dërgova në spital. Thikën dhe peshqirin i ka gjetur policia. Nuk i ka gjë borxh Myrvetes”, tregoi ai.
Ndërkohë në studio është zbuluar edhe një mesazh që 25-vjeçarja i ka dërguar një avokati, duke i drejtuar pyetjen: “Kam bërë një plagosje, sa vite dënohem?”
Ajo u shpreh se: “E kam pyetur për bashkëshortin, jo për veten time.”
Ndërkohë theksoi se nuk dëshiron që të ndahet nga bashkëjetuesi duke u shprehur se kërkon një tjetër mundësi për marrëdhënien e tyre, me kusht që të dy të ndryshojnë.
“Nuk dua që të ndahem nga bashkëjetuesi im, edhe nëse Eraldo i ka dhënë fund. Jo me forcë, por e di që atë ditë më mori në telefon duke qarë. Dua t’ia fal atë që ka bërë. Të dy të ndryshojmë, për të mirën e dy fëmijëve. S’do bëj më debate dhe s’do kërkoj shumë kushte për fëmijët. Vajza ime tjetër rri me vëllain tim, e njeh dhe vëllain e saj. Kujdeset për të, e do.
Shpresoj që Eraldi të rrijë me mua, dua të jetë i lirë sepse ekonomia, shtëpia që nuk kishim, kanë sjellë debate.
Unë s’kam më shtëpi sot. Më ofruan strehë për gratë e dhunuara, por s’pranova sepse nuk ofronin për djalin. Nuk jam unë arsyeja e plagosjes së tij, më ka thënë që do të të vras. Jam 4 muajshe shtatzënë”, tha ajo.
Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e Kombinatit në Tiranë, ku 25-vjeçarja shtatzënë goditi me thikë bashkëjetuesin e saj në brenda banesës më 19 tetor.
Si Myrvete, ashtu edhe Eraldi kanë hedhur akuza ndaj njëri-tjetrin për dhunë në familje, si edhe për moskujdesje ndaj djalit të tyre të vogël. Sherret dhe debatet mes çifit, çuan në ngjarjen e rëndë ku 25-vjeçarja goditi me thikë partnerin e saj.
Çifti janë prindër të një djali, ndërsa Myrvete është 4 muajshe shtatzënë, në pritje të fëmijës së dytë. Ajo ka edhe një vajzë të vogël, me ish-bashkëshortin, i cili humbi jetën në një aksident.