Një përleshje me thika në Ferizaj, ka përfunduar me vrasje. Viktime ka mbetur nje 24-vjeçar, me inicialet B.Q.
Rastin e ka konfirmuar Policia Rajonale e Ferizajt, përmes një komunikate drejtuar mediave.
“Rreth orës 20:10, policia ka marrë informatën për një rast të përleshjes mes disa personave ku një person është i lënduar me mjet të ftohtë-thikë.Rasti ka ndodhur në Ferizaj në rrugën 12 Qershori në Ferizaj. Viktima është dërguar nga disa qytetarë në emergjencë, ku rreth orës 21:30 minuta, nga mjeku kujdestar, jemi informuar se ka ndërruar jetë”, ka njoftuar Policia.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndersa të dyshuarit janë në kërkim.
“Sipas hetimeve fillestare, hetuesit policor kanë mbledhur informata rreth të dyshuarve të mundshëm ku dhe janë bastisur disa lokacione, mirëpo nuk janë gjetur dhe janë në kërkim policor deri në arrestimin e tyre”, thuhet në komunikatë, raporton Express.