Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: vdes

  • Vdes tragjikisht një person në Lazarat/ Ja detajet

    Vdes tragjikisht një person në Lazarat/ Ja detajet

    Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e sotme në fshatin Lazarat të Gjirokastrës.

    Mësohet se shtetasi, Artan Pollo, 56-vjeç ka qenë duke montuar një gjenerator te depozitat e ujit pranë banesës së tij dhe është mbytur në rezervuar, pasi nuk dinte not.

    56-vjeçari ka humbur jetën menjëherë, ndërsa policia ka nisur hetimet për ngjarjen tragjike.

  • Ngjarje Makabre! Helmon dy prindërit, babai vdes në vend, nëna…

    Ngjarje Makabre! Helmon dy prindërit, babai vdes në vend, nëna…

    Një 19-vjeçar nga Ceretolo di Casalecchio në Bologna dyshohet se helmoi të dy prindërit, duke vrarë në vend babain e tij, ndërsa nëna u dërgua në spital në gjendje të rëndë.

    Pas ngjarjes së rëndë djali iu dorëzua karabinierëve.

    Hetimet kanë nisur për të përcaktuar shkaqet e aktit makabër, ndërsa në kzhinën e banesës u gjet një gotë me një substancë që do të analizohet nga mjekësia ligjore, shkruajnë mediat italiane.

    I riu, i identifikuar si Alessandro Asoli, njoftoi vetë policinë rreth orës 10 të mbrëmjes. Kur forcat e ndërhyrjes së shpejtë mbërritën në vendngjarje, i ati kishte ndërruar jetë, ndërsa nëna ishte në gjendje kritike për jetën.

  • Një 20-vjeçare humb jetën në maternitet pas lindjes së fëmijës/ Spitali i Gjirokastrës: Pas operacionit, pati…

    Një 20-vjeçare humb jetën në maternitet pas lindjes së fëmijës/ Spitali i Gjirokastrës: Pas operacionit, pati…

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Gjirokastër, ku një 20 vjeçare ka humbur jetën pas lindjes së foshnjes në maternitet.

    Viktima është Klea Muxhaj nga Saranda, fshati Metoq, e cila ishte martuar në fshatin Zhulat.

    Vajza ka lindur me operacion dhe gjithçka momentin e parë ka shkuar mirë.

    Komplikimet e saj janë shfaqur pas lindjes.

    Fëmija ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

    Spitali i Gjirokastrës ka reaguar për vdekjen e 20-vjeçares e cila humbi jetën pasi solli në jetë foshnjen e saj.

    Në reagimin zyrtar bëhet me dije se e reja pas ndërhyrjes operatore, “ka pasur komplikacione të rënda dhe me gjithë përpjekjet e mëdha të stafit mjekësor nuk ka arritur të mbijetojë”.

    Pritet të kryhet ekspertiza mjekoligjore për ngjarjen.

    REAGIMI I PLOTE

    Spitali Rajonal i Gjirokastrës i shpreh ngushëllimet familjarëve për humbjen e të ndjerës, 20 vjeçares me inicialet K.M., e cila është trajtuar në këtë spital mbrëmjen e djeshme.

    Menjëherë sapo është paraqitur në spital 20 vjeçarja është asistuar nga mjekët dhe ka sjellë në jetë foshnjen e saj shëndoshë e mirë.

    Pas ndërhyrjes operatore, e reja ka patur komplikalcione të rënda dhe megjithë përpjekjet e mëdha të stafit mjekësor nuk ka arritur të mbijetojë.

    Pritet të kryhet ekspertiza mjekoligjore për ngjarjen.

    Spitali i Gjirokastrës siguron qytetarët që stafi i kualifikuar i spitalit tonë është në shërbim 24/7 për pacientët.

  • Aksidenti tragjik/ Motori ndahet në dysh dhe i merr jetën në vend 28 vjeçarit shqiptar,  ëma dhe gruaja përfundojnë në urgjencë (EMRI-FOTO)

    Aksidenti tragjik/ Motori ndahet në dysh dhe i merr jetën në vend 28 vjeçarit shqiptar, ëma dhe gruaja përfundojnë në urgjencë (EMRI-FOTO)

    Ai ishte duke u kthyer në shtëpi nga puna kur, për arsye ende të paqarta, u përplas me dy makina.

    Përplasja ishte aq e fortë sa skuteri me të cilin ai udhëtonte, u nda në gjysmë, njëra pjesë në anë të rrugës dhe tjetra në anën tjetër.

    Aksidenti i tmerrshëm, i cili ndodhi midis Prato dhe Campi Bisenzio, i mori jetën një 29 vjeçari me origjinë shqiptare.

    Viktima është Agron Dajlanaj, i cili humbi jetën pas dëmtimeve shumë të rënda të pësuara nga përplasja me makinën.

    Mediat italiane shkruajnë se ngjarja ka shkaktuar tronditje të thellë tek familjarët, përfshirë të ëmën dhe bashkëshorten, të cilëve u është dhënë ndihmë mjekësore në spital nëpërmjet tetë ambulancave që shkuan në vendin e aksidentit.

    Nga ngjarja, mbetën të plagosur edhe 8 persona, midis 16 dhe 49 vjeç, të shpëtuar nga ambulancat.

  • “Vrasësi i zonjave të vjetra”/ Kush është shqiptari i dënuar me burg për jetë që vdiq në qeli duke thithur… (Emri)

    “Vrasësi i zonjave të vjetra”/ Kush është shqiptari i dënuar me burg për jetë që vdiq në qeli duke thithur… (Emri)

    Një shqiptar i dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Apelit të Bolonjës në vitin 2013, ka humbur jetën.

    Eder Marila, shqiptari i dënuar, vrau një grua të moshuar dhe plagosi disa të tjera në një ngjarje të konsideruar çmenduri nga mediat italian, e ndodhur më 24 shtator 2006. Ai vdiq të enjten në mbrëmje në burgun e Padovas.

    Hetuesit e burgut dhe policisë shkencore, kanë zbuluar që shqiptari ka thithur bombolën e gazit e përdorur në gatim. Nëna nuk i beson tezës së vetëvrasjes, e cila me avokatin Piero Venturi kërkoi që një ekspert privat të ishte i pranishëm në autopsinë që do të kryhet në ditët në vijim.

    Eder Marila është konsideruar si “vrasësi i zonjave të vjetra” dhe kishte luftuar me një betejë të gjatë ligjore duke prodhuar tre ankesa në Gjykatën e Lartë. Të gjitha u refuzuan me konfirmimin e dënimit me burgim të përjetshëm.

    Ngjarjet ndodhën në 2006, kur shqiptari mbolli terror në Rimini, goditi pesë gra me automjetin e tij. Një nga pesë gratë e goditura, 89 vjeçarja Ester Melucci vdiq më 14 tetor 2006 për shkak të plagëve të rënda.

    Shqiptari u arrestua katër vite më vonë, ndërsa në 2017 tentoi të arratisje pasi nuk u kthye nga një leje njëditore që magjistrati i mbikëqyrjes i kishte dhënë Por arratisja e tij, megjithatë, nuk zgjati shumë; ai u kap në portin e Olbia ndërsa po përpiqej të largohej.

  • Tragjedi shqiptare në Gjermani/ Vëllezërit 13 dhe 17-vjeç i përplas treni ndërsa kalonin shinat për të shkuar në shkollë

    Tragjedi shqiptare në Gjermani/ Vëllezërit 13 dhe 17-vjeç i përplas treni ndërsa kalonin shinat për të shkuar në shkollë

    Dy vëllezër të moshës 13 dhe 17 vjeç me origjinë nga Deçani i Kosovës gjetën vdekjen në shinat e trenit në një aksident hekurudhor në Gjermani.

    Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 07:15 të mëngjesit të sotëm në Bavari, në periferi të Landshut.

    Ata u goditën nga një tren ndërsa përpiqeshin të mbërrinin në stacionin e trenit.

    Sipas mediave gjermane, vëllezërit ishin ndarë nga një grup shokësh dhe nisën të kalonin shinat për për të shkurtuar rrugën në stacionin hekurudhor ku donin të prisnin trenin për të shkuar në shkollë.

    Dhe fatkeqësisht, ata nuk e panë trenin që vinte nga drejtimi tjetër. Sipas informacioneve të pakonfirmuara, drejtuesi i trenit u përpoq të ndalonte trenin, por pa sukses.

    Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, në një postim në facebook thotë se  është tronditur rëndë nga tragjedia në familjen Arifaj.

     “Për Deçanin dhe qytetarët e Deçanit është rast i rënd dhe ditë e zezë tragjedia që i ndodhi familjes Arifaj nga Ratishi i Epërm i kësaj komune.Ngushëllime familjes dhe të gjithë qytetarëve për këtë rast tejet të rëndë!”, ka shkruar Ramosaj në Facebook.

  • Makina përplas për vdekje një person me biçikletë/ Ja ku ndodhi aksidenti

    Makina përplas për vdekje një person me biçikletë/ Ja ku ndodhi aksidenti

    Një person është aksidentuar për vdekje në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në rrugën Orikum-Llogara.

    Sipas informacioneve paraprake, automjeti ka përplasur një person, i cili po udhetonte me biçikletë dhe për pasojë ka humbur jetën.

    Njoftimi i policisë

    Rreth orës 20:00, në aksin rrugor Orikum-Llogara, automjeti tip Passat, me drejtues mjeti shtetasin Dh.Q., 23 vjeç, banues në Fshatin Dukat, Vlorë, ka përplasur një shtetas ende të paidentifikuar i cili lëviste me biçikletë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

    Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

    Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

  • E rëndë/ Një grua hidhet nga kati i pestë i pallatit dhe vdes në vend. Policia jep detajet e para

    E rëndë/ Një grua hidhet nga kati i pestë i pallatit dhe vdes në vend. Policia jep detajet e para

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Vlorë, ku një grua i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i pestë i pallatit ku banonte.

    Sipas policisë, viktima e identifikuar me inicialet P.B., 54 vjeç, dyshohet se vuante nga depresioni.

    Ajo jetonte e vetme në banesë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

    Vlorë/Informacion paraprak

    Më datë 26.09.2020, në lagjen “Pavarsia 2”, është konstatuar pa shenja jete shtetasja P.B., 54 vjeç, banuese në Vlorë. Kjo shtetase dyshohet se vuante nga depresioni dhe dyshohet se është hedhur nga banesa e saj nga kati i pestë i pallatit ku banonte e vetme ku si pasojë ka ndërruar jetë.

    Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

  • Përleshje me thika gjatë natës, dërgohet i vdekur në spital 24-vjeçari/ Policia: Po kërkojmë autorët

    Përleshje me thika gjatë natës, dërgohet i vdekur në spital 24-vjeçari/ Policia: Po kërkojmë autorët

    Një përleshje me thika në Ferizaj, ka përfunduar me vrasje. Viktime ka mbetur nje 24-vjeçar, me inicialet B.Q.

    Rastin e ka konfirmuar Policia Rajonale e Ferizajt, përmes një komunikate drejtuar mediave.

    “Rreth orës 20:10, policia ka marrë informatën për një rast të përleshjes mes disa personave ku një person është i lënduar me mjet të ftohtë-thikë.Rasti ka ndodhur në Ferizaj në rrugën 12 Qershori në Ferizaj. Viktima është dërguar nga disa qytetarë në emergjencë, ku rreth orës 21:30 minuta, nga mjeku kujdestar, jemi informuar se ka ndërruar jetë”, ka njoftuar Policia.

    Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndersa të dyshuarit janë në kërkim.

    “Sipas hetimeve fillestare, hetuesit policor kanë mbledhur informata rreth të dyshuarve të mundshëm ku dhe janë bastisur disa lokacione, mirëpo nuk janë gjetur dhe janë në kërkim policor deri në arrestimin e tyre”, thuhet në komunikatë, raporton Express.