Një kometë e zbuluar së fundmi do të shfaqet së shpejti në qiell për herë të parë në 50,000 vjet.
E zbuluar më 2 mars 2022 nga astronomët, duke përdorur kamerën e vëzhgimit, kometa do të afrohet me diellin më 12 janar, sipas NASA-s.
E quajtur C/2022 E3 (ZTF) , kometa ka një orbitë rreth diellit që kalon nëpër skajet e jashtme të sistemit diellor. Kjo është arsyeja pse është bërë një udhëtim kaq i gjatë dhe është dashur një kohë e gjatë, për të kaluar përsëri pranë Tokës, sipas Shoqërisë Planetare.
Kometën do të mund ta shihni me teleskop ose dylbi në pjesën verilindore pak para mesnatës.
Objekti qiellor i akullt, i cili ndriçon vazhdimisht ndërsa i afrohet diellit, do të bëjë kalimin më të afërt me Tokën midis datës 1 shkurt dhe 2 shkurt, rreth 26 milionë milje (42 milionë kilometra) larg, sipas EarthSky.
Ndërsa kometa i afrohet Tokës , vëzhguesit do të jenë në gjendje ta dallojnë atë pranë yllit të ndritshëm Polaris, i quajtur gjithashtu “Ylli i Veriut”.
Sipas NASA-s, kometa do të mund ta shihni në orët e parë të mëngjesit.
Kometa do të mund të dallohet nga yjet e tjerë për shkak të ngjyrës së gjelbër dhe formës. Koma është një mbështjellje që formohet rreth një komete ndërsa kalon afër diellit, duke bërë që akulli i saj të sublimohet ose të kthehet drejtpërdrejt në gaz. Kjo bën që kometa të duket e paqartë kur vëzhgohet përmes teleskopëve.