Partizani nuk shëron dot “sëmundjen” e barazimeve, kundër Kukësit shkon në gjashtë ndeshje pa fitore; goli i Mensah nuk mjafton

Partizani nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 kundër Kukësit, duke regjistruar barazimin e gjashtë radhazi. Arbër Abilaliaj nuk po mundet dot të rikthejë kampionët te suksesi, edhe pse rastet nuk munguan në të dy krahët. Stavri Nica i gëzohet një pike në shtëpi ndaj një rivali të fortë.

Edhe pse dominuan ndaj Kukësit, në sfidën e luajtur në transfertë, kryeqytetasit shpenzojnë shumë raste. Ndeshja jo vetëm që mbeti hapur, me Rrapaj e Maguette që u ndalën nga Tafas. Në pjesën e dytë, Kukësi shënoi me Beshiraj në minutën e 80′, por reagimi i të kuqve ishte shumë i shpejtë pasi vetëm dy minuta më pas Mensah do të barazonte shifrat.

GOLI I BESHIRAJ

GOLI I MENSAH

Related posts

JUVENTUS-TORINO NË KAOS! Ndeshja drejt shtyrjes,Lokatelli thirret nga tifozët: Mos e luani ndeshjen (video)

Elbasani “asfalton” Dinamon që në pjesën e parë, titulli ndahet mes tyre dhe Egnatias (video)

Flamurtari “shkrin” skuadrën pas dështimit të sezonit, ja çfarë po ndodh me vlonjatët