Flamurtari “shkrin” skuadrën pas dështimit të sezonit, ja çfarë po ndodh me vlonjatët

Sinan Idrizi

Rënia nga Superiorja ka detyruar Flamurtarin të bëjë një rindërtim të plotë dhe këtë herë drejtuesit e klubit nuk duan të hedhin hapa të nxituar. Në Vlorë po punohet me kujdes për të ndërtuar një projekt të ri, me objektiv të vetëm rikthimin sa më të shpejtë në elitën e futbollit shqiptar.  Sinan Idrizi kërkon të ndërtojë një skuadër konkurruese dhe me mentalitet fitues, duke shmangur gabimet e sezonit që sapo u mbyll. Drejtuesit po analizojnë me qetësi gjithçka që ndodhi gjatë kampionatit të fundit, ndërsa lëvizjet konkrete pritet të nisin në fund të këtij muaji.

Fillimisht fokusi do të jetë te stafi teknik, aty ku ende nuk ka një vendim përfundimtar. Dyshja Ribaj-Liçaj, që mori drejtimin e skuadrës në javët e fundit të sezonit, nuk është konfirmuar ende për vazhdimësinë. Brenda klubit ekzistojnë dy opsione: vijimi me trajnerët aktualë, duke u dhënë besim për projektin e ri, ose afrimi i një tekniku me më shumë eksperiencë, i cili mund të marrë përsipër objektivin e rikthimit në Superiore.  Një tjetër çështje e rëndësishme mbeten kontratat e futbollistëve aktualë. Aktualisht një pjesë e skuadrës vijon të jetë në Vlorë dhe po stërvitet normalisht, ndërsa kontratat përfundojnë më 31 maj. Klubi po analizon çdo lojtar individualisht për të vendosur se kush do të jetë pjesë e projektit të ri dhe kush do të largohet.

Mësohet se një pjesë e mirë e futbollistëve nuk do të vazhdojnë, pasi skuadra nuk arriti objektivin kryesor të sezonit. Sinan Idrizi një rifreskim të grupit dhe gjasat janë që vetëm rreth 20% e lojtarëve aktualë të mbeten pjesë e Flamurtarit për sezonin e ardhshëm. Kjo tregon qartë se në Vlorë po përgatitet një revolucion i vërtetë, me klubin që synon të ndërtojë një skuadër më të fortë, më agresive dhe më të qëndrueshme për të synuar rikthimin e menjëhershëm në Superiore.

LEXO ME SHUME:E konsideruan të padobishëm te Tirana, ish-trajneri bardheblu fiton trofe në Holandë (FOTO)

Related posts

E konsideruan të padobishëm te Tirana, ish-trajneri bardheblu fiton trofe në Holandë (FOTO)

Elbasani feston ndaj Dinamos përpara kohe, zbulohet arsyeja (FOTO)

Nagelsman nuk e donte në Botëror me Gjermaninë, Gruda “afrohet” me Shqipërinë (FOTO)