Partizani duket se ka nisur më herët lëvizjet në merkaton e dimrit. Kampionët në fuqi të Superiores ndërprenë kontratën me Eros Grezdën duke bërë kështu largimin e parë nga skuadra pas vetëm 4 muajsh.
Rrugën e ish-sulmuesit të Kombëtares pritet ta ndjekë edhe Sabit Bilali. Mesfushori u afrua në ekip në janarin e shkuar, por nuk ka bindur drejtuesit për shërbimet e tij. Në ndeshjen e djeshme me Teutën, 26-vjeçari nuk figuronte në listën e ekipit edhe pse nuk raportohet për një dëmtim të tij.
Në një moment kur ekipi vuan prej mungesave, lënia jashtë e një lojtari edhe pse është i gatshëm sinjalizon qartë një ndarje të parakohëshme të kontratës e cila skadon në qershor. Bilali ka zhvilluar 27 paraqitje me fanellën e kuqe, port ë përkthyera në vetëm 722 minuta duke mos lënë shenjë.