Java e shtatë e gjen Partizanin në transfertën e Fl amurtarit. Sfida në Vlorë do të nisë në orën 17:00 dhe i gjen të kuqtë në moment delikat. Oltijon Kërnajës i është besuar detyra për të rikthyer ekipin te rezultatet pozitive, pasi numërohen katër humbje radhazi.
Ndaj Flamurtarit, që është motivuar me Françesko Morieron në krye, nuk do të jetë aspak e lehtë. Te Partizani me shumë gjasa do të ketë revolucion në rrështim nga Kërnaja, i cili në ekipin B dhe skuadrat e mëparshme, ka preferuar rreshtimet 5-3-2 dhe 5-4-1.
Zëvendësimi i Alban Hoxhës pas pjesës së parë, tregon se Pano Qirko do rikthehet në portë. Para tij me shumë gjasa do të qëndrojnë pesë mbrojtës. Marku, Bytyçi, Preka, Atanaskoski dhe Janjeva ose Sembene. Ky i fundit është rikuperuar nga dëmtimi dhe shfaqet si garanci për prapavijën.
Linja para sulmit është ndoshta dilema më e madhe. Do të jenë 3 apo 4, të cilëve Kërnaja do u besojë. Në derbi nuk patën minuta Mehmeti dhe Isgandarli, ndërsa kjo situatë mund të ndryshojë duke i rikthyer ata në fushë. Shanaj mund të jetë surprizë e Kërnajës po ashtu, pasi mori minuta ndaj Kukësit. Alternimet qëndrojnë me lojtarë si Garsia dhe Kote, që e nisën titullarë në derbi. Në rast se gjithçka shkon sipas parashikimit, në krye të sulmit do të jetë vetëm një ose në rastin më të mirë dy lojtarë. Skuka dhe Bintsuka.