Partizani është “flakë”, çon në errësirë Flamurtarin dhe afrohet me objektivin Final-Four (video)

by KLIKOJE.AL

Partizani ka siguruar fitoren e tretë radhazi në Superiore, duke vazhduar ndjekjen e katërshes së parë, falë suksesit 2-1 ndaj Flamurtarit në një ndeshje mjaft argëtuese në “Arenën e Demave”.

Vlonjatët kërkuan më shumë golin në start dhe humbën raste të arta, por ishte Partizani që gjeti avantazhin me Isgandarli për të mbyllur përpara pjesën e parë të ndeshjes.

Ritmi ishte më i ulët në të dytën sa i përket rasteve para portës dhe për të tundur rrjetën u desh ndërhyrja e VAR-it, me gjyqtarin Grimci i cili akordoi penallti në favor të vlonjatëve. Ata barazuan me Markun, por pak minuta më vonë, skena u përsërit, këtë herë në favor të skuadrës tjetër, me kryesorin që anashkaloi një kontakt në zonë e VAR-in që e korrigjoi, duke u dhënë një penallti për vendasit.

Skuka nuk gaboi dhe sigloi suksesin 2-1 të Partizanit, që sheh mëse konkrete mundësinë e katërshes së parë, ndërsa Flamurtari mbetet i zhytur në zonën e ftohtë të klasifikimit, duke rrezikuar mbijetesën në elitë.

LEXO ME SHUME:Derbi i “ftohtë”, zbulohet numri i biletave të shitura për ndeshjen Tirana-Partizani

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.