Fitore për infarkt, Partizani zë “mat” Teutën në frymën e fundit (video)

Partizani

Partizani ka arritur një fitore të rëndësishme ndaj Teutës me rezultatin 2-1, në një ndeshje dramatike të vendosur në minutat e fundit. Të kuqtë kaluan të parët në avantazh në minutën e 31-të me golin e Tomës, duke mbyllur pjesën e parë në epërsi minimale.

Në pjesën e dytë, Teuta reagoi dhe arriti të barazojë shifrat në minutën e 80-të me Jazxhin, duke rihapur sfidën dhe duke i dhënë emocion ndeshjes deri në fund. Kur gjithçka dukej se do të mbyllej në barazim, ishte Contreras ai që në minutën e 92-të shënoi golin e fitores për Partizanin, duke i dhuruar skuadrës tri pikë shumë të vlefshme.

Me këtë sukses, Partizani ngjitet në vendin e 5-të të renditjes me 26 pikë, duke qëndruar në garë për objektivat e sezonit. Teuta, ndërkohë, largohet pa pikë nga kjo përballje, pavarësisht përpjekjeve dhe reagimit në pjesën e dytë.

LEXO ME SHUME:Egnatia nën ritmin e “Sambas”, braziliani i merr pikë Elbasanit (video)

Related posts

“Heshtje” që kushton! Martini sfidon Hygerta Sakon, Disiplina i tërheq vëmendjen Vllaznisë

“0-2 si herën e fundit”/ Kërnaja i vendos “flakën” derbit në konferencën për shtyp: Nuk na duhet motivim, hyjmë për fitore

“Na ndihmoi bonusi psikologjik”/ Ilir Daja analizon kualifikimin e Dinamos: Ndaj Egnatias në finale na pret një punë e madhe

1 comment

Vllaznia fiton në terrin e "Air Albania-s", Dinamo pa ide në kryeqytet 19/01/2026 - 22:04
[…] LEXO ME SHUME:Fitore për infarkt, Partizani zë “mat” Teutën në frymën e fundit (video) […]

Comments are closed

Add Comment