Erisildo Smaçi është larguar nga klubi i Bnei Yehuda për arsye familjare, duke ndërprerë angazhimet e tij në kampionatin Izraelit. Sipas burimeve të afërta, lojtari ka kërkuar të jetë pranë familjes së tij dhe ka menduar të rikthehet në Shqipëri.
Ky zhvillim nuk ka kaluar pa u vënë re nga ekipet e tjera.Partizani duket se është ndër të parët që ka shfaqur interes për ta sjellë Smaçin në radhët e veta. Klubi i kuq, i cili synon të forcojë skuadrën specifikisht mesfushën në merkaton e dimrit pas largimit të Rrapaj, e sheh mesfushorin si një lojtar që mund të rrisë cilësinë e ekipit dhe të ndihmojë në objektivat për titullin kampion.
Edhe pse ende nuk ka pasur një kontakt zyrtar midis dy palëve, burime pranë klubit bëjnë me dije se drejtuesit e Partizanit janë duke monitoruar situatën nga afër.Futbollisti lezhjan numëron paraqitje me Partizanin u19 për të kaluar më pas tek Laçi,Apolonia dhe Dinamo para se të transferohej në Izrael. Përveç Smaçit një opsion konkret për drejtuesit e Partizanit është edhe Fjoart Jonuzi.
LEXO ME SHUME: Partizani ndryshon fytyrë, një nigerian e bjellorus për të mbushur boshllëqet (EMRAT)
Partizani do të ketë ndryshime të mëdha vitin e ardhshëm me largimin e tre lojtarëve të rëndësishëm, siç janë Arinaldo Rrapaj, Tedi Cara dhe Andi Hadroj. Të tre do të luajnë në tri skuadra të kampionatit ukrainas duke nisur që nga janari, ndërkohë që nga Partizani mund të largohet edhe Kristian Mba, nëse ofertat për të janë bindëse.