Partizani e Teuta bëjnë “ping-pong” me FSHF-në, shtyjnë serish ndeshjen që do të luhej ditën e mërkurë

by S.M

Mardhëniet mes Partizanit e Teutës, pas finalizimit Pano Qirko, mbeten të mira. Këtë e konfirmon edhe pranimi i dy presidentëve për të shtyrë edhe një herë ndeshjen e tyre debutuese në Kategorinë Superiore.

Ndeshja ishte programuar të luhej ditën e mërkurë orën 15:00 në stadiumin e “Demave”, por  nga burime zyrtare pranë FSHF-së, mësohet se dy klubet kanë kërkuar që të mos luhet për shkak të ngjeshjes së pazakontë të kalendarit, teksa duhet të jenë sërish në fushë të dielën për javën e 8-të. Gjasat janë që të gjendet një tjetër datë në fund të këtij muaji pas ndeshje  ve të Kombëtareve.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.