Orges Shehi nuk është më trajneri i Tiranës, klubi bardheblu e gjen zgjidhjen brenda shtëpisë

Pas shkarkimit të Orges Shehit nga pankina, klubi i Tiranës duket se nuk ka humbur kohë. Burime jo zyrtare bëjnë me dije se drejtuesit kryeqytetas do t’ia besojnë pankinën Julian Ahmatajt. Një trajner që vijon të jetë pjesë e familjes, teksa është drejtues i Akademisë bardheblu.

Largimi i Shehit nga nënkampionët e Shqipërisë vjen në një moment jo të mirë për bardheblutë, të cilët u mposhtën 3-0 nga Laçi në shtëpinë e tyre. Tashmë, koha në dispozicion dhe njohja me lojtarët, ka nxjerrë në “pole-position” Ahmatajn për të rinisur edhe një herë punën me Tiranën.

Aktualisht bardheblutë gjenden në vendin e katërt të Superiores me 10 pikë, ndërsa pritet me interes të shihet se si do të vijojë aventura e tyre në të ardhmen.

Related posts

Mes presionit dhe shpresës, mbijetesa e Tiranës vendoset në 12 ditë

“Ishte ditë e bukur për ne”/ Gvozdenovic në qiellin e shtatë pas fitores: Shumë emocione, megjithatë asgjë nuk ka përfunduar

Humbja 3-1, Ilir Daja me rezerva: Duhej arbitër me më shumë eksperiencë