“Kam vetëm 12 lojtarë, djemtë janë lodhur”, Kërnaja shpërthen pas ndeshjes me Dinamon: Gjërat duhet të rregullohen

by KLIKOJE.AL

Oltjon Kërnaja foli pas humbjes 1 me 3 që skuadra e tij regjistroi në “Arenën e Demave” ndaj Dinamos. Në prononcimin e dhënë për emisionin “Super Gol”, nuk kanë munguar as shpërthimet e teknikut të kuq, i cili u shfaq tepër i zhgënjyer për rezultatin:

“Detyrat e trajnerit janë të nxjerrë në zonat e kuqe para portës lojtarët. S’më kishte ndodhur ndonjëherë që dy lojtarë me portierit të mos shënonim, pavarësisht pozicionit jashtë loje. Realisht nuk kemi bërë ndeshje të keqe, rezultati është tjetër, në humbëm përsëri sot. Gjëra që duhet të rregullohen.

Gabime në rreshtim te goli i parë? Është ndeshje tjetër ajo që thoni ju, jo kjo sot. Goli i parë është marrë nga një eurogol, jo rreshtim i keq i mbrojtjes. Kur shkoi 1 me 1, patëm rastet për 1 me 2. Kishim mungesa, Ismalin dhe numrin 6. Provuam Sembene si numrin 6, por nuk e bëri dot. Provuam si numër 8 Isgandarlin dhe Buxhelajn. Në topin e dytë te goli i Bregut duhet të ishim më të kujdesshëm. Nuk është vendosje e keqe, por kapje në tranzicion.

Kishim menduar një mënyrë të tillë loje. Nuk është hera e parë që Sembene luan si numër 6, ka luajtur edhe në Europë. Provuam, nuk eci ndoshta nga gjendja jo e mirë. Mehmeti nuk ishte në formën e duhur. Kote nuk preson fortë, ne na duheshin lojtarë që presonin fortë. Na duhej lojtarë me muskuj, prandaj bëmë këtë zgjedhje. Ndeshja mbaroi 1 me 3, por duhet të ishim më konkret para portës. Nëse Kazim dhe Skuka do ta kishin zgjidhur më mirë, do ishim duke folur ndryshe. Goli i Bregut ndryshoi rrjedhën e ndeshjes dhe përfunduam këtu ku jemi sot.

Te goli i dytë ishte gabim pasi. Që 3 muajt e fundit jemi me 12-13 lojtarë, kemi improvizuar pafund. Lodhja e djemve që nuk ishin të saktë në kohën e presionit. Do të shikojmë çfarë do të ndryshojmë ndonjë gjë”, deklaroi Oltjon Kërnaja.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.