Nxjerr blof mbrojtësin dhe i jep avantazhin Antwerp-it në minutën e 3′, Arbnor Muja nxjerr “xixa” në Champions (video)

Arbnor Muja ka shënuar ndoshta një nga golat më të bukur në karrierën e tij. Jo për mënyrën e shënimit por për vlerën e tij teksa është i pari në kompeticionin më të madh për klube, Champions League.

Sulmuesi i Kombëtares është titullar me Antwerp përballë Shakhtar në Champions dhe iu deshën vetëm 3 minuta për të zhbllokuar rezultatin. Driblim në zonë dhe me të majtën dërgon topin në fundin e rrjetës.

Kjo është paraqitja e tij e dytë në këtë kompeticion dhe ky gol është një mesazh i qartë se sulmi i Kombëtares është ‘flakë’ para ndeshjes me Çekinë.

Related posts

E FUNDIT/ FIFA “godet” Skënderbeun, rrezik për sezonin e ri

Lëvizje në merkato, Tirana ndahet me një nga lojtarët e sezonit (EMRI)

Largohet Sylvinho, prezantohet trajneri i ri i Kombëtares (EMRI)