Lëvizje në merkato, Tirana ndahet me një nga lojtarët e sezonit (EMRI)

Angelo Tafas

Angelo Tafas nuk do të jetë më pjesë e Tiranës për sezonin e ardhshëm. Pas një edicioni ku regjistroi 23 ndeshje me bardheblutë, portieri tashmë është një lojtar i lirë dhe po shqyrton opsionet për të ardhmen e tij.

Gjatë sezonit të fundit, Angelo Tafas ishte pjesë e rëndësishme e skuadrës, por konkurrenca në portë u shtua ndjeshëm pas afrimit të Bekajt, çka ndikoi në minutat e tij në fushë. Kjo situatë çoi në vendimin për ndarjen mes palëve në përfundim të sezonit.

Tirana ndërkohë vijon ristrukturimin e organikës, teksa priten edhe lëvizje të tjera në hyrje dhe dalje gjatë merkatos verore.

Related posts

Largohet Sylvinho, prezantohet trajneri i ri i Kombëtares (EMRI)

Goditje në merkato, klubi ukrainas “rrëmben” protagonistin e Superiores (FOTO)

Sensacion në Final-Four, Dinamo sheh titullin, ja skenari që e shpall kampione