E FUNDIT/ FIFA “godet” Skënderbeun, rrezik për sezonin e ri

Skënderbeu

Një zhvillim i papritur ka goditur Skënderbeu-n në prag të rikthimit në elitën e futbollit shqiptar. FIFA ka vendosur t’i bllokojë merkaton klubit korçar, duke i ndaluar regjistrimin e lojtarëve të rinj deri në shlyerjen e detyrimeve të prapambetura.

Vendimi ka hyrë në fuqi që nga dita e sotme, ndërsa ende nuk janë bërë publike detajet e plota mbi çështjen gjyqësore që bardhekuqtë kanë humbur. Kjo situatë e vë klubin në një pozitë të vështirë, sidomos në një moment kur po përgatitet për sezonin e ri në Abissnet Superiore.

Skënderbeu siguroi rikthimin në elitë pas një sezoni pozitiv në Kategorinë e Parë, ku e mbylli kampionatin në vendin e dytë. Skuadra e drejtuar nga trajneri Ernest Gjoka ishte shumë pranë titullit kampion, por e humbi atë vetëm në javën e fundit, pas përballjes direkte me Laçin.

Tashmë, përveç objektivave sportive, Skënderbeu duhet të zgjidhë edhe çështjet financiare për të shmangur pasoja më të rënda dhe për të rifituar të drejtën për të operuar normalisht në merkato.

LEXO ME SHUME:Lëvizje në merkato, Tirana ndahet me një nga lojtarët e sezonit (EMRI)

Related posts

Lëvizje në merkato, Tirana ndahet me një nga lojtarët e sezonit (EMRI)

Largohet Sylvinho, prezantohet trajneri i ri i Kombëtares (EMRI)

Goditje në merkato, klubi ukrainas “rrëmben” protagonistin e Superiores (FOTO)