Nuk e merrni dot me mend! Ja pas cilit ushqim është i fiksuar Vladimir Putin

by KLIKOJE.AL

Vladimir Putin ka një pasion të madh sa i përket ushqimit. Presidenti i Rusisë është i fiksuar pas akullores, një ushqim që e gjen pothuajse në çdo vakt të tij.

“Rusia nga kuzhina”, një libër i Witold Szablowski për historinë gastronomike të vendit, tregon se në të gjitha ëmbëlsirat që mbërrijnë në tryezën e Putinit ka “të paktën një lugë akullore”.

Në të njëjtin libër, tregohet momenti në të cilin Vladimir Putin i shërbeu Presidentit të Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko. Atë ditë, ata gatuan sallatë kungulli me domate dhe djathë, fileto kallamari me pure karotash, supë bizele dhe quinoa. Për pjatën kryesore, Putin zgjodhi një fileto viçi të bardhë me presh të pjekur dhe për ëmbëlsirë, shërbet mandarine dhe tortë me luleshtrydhe.

Ndërkohë, 3 vite më parë, pas takimit zyrtar dhe vizitës në Panairin e Aviacionit, Vladimir Putin vendosi të qeraste me akullore homologun turk Recep Tayipp Erdogan.

Gjyshi i Presidentit rus, Spiridon Putin, ishte kuzhinier dhe mendohet se gatuante për Leninin dhe Stalinin. Në një dokumentar televiziv në vitin 2018, Putin tha se gjyshi i tij punoi në institucione të rëndësishme në Shën Pjetërburg, si restoranti i hotelit të famshëm Astoria, ndër të tjera.

Pavarësisht këtij informacioni, nuk ka asnjë dëshmi se paraardhësi i Presidentit ka gatuar për këta liderë. Sipiridón kishte gatuar gjithë jetën në sanatoriume, ndër të cilat spikat sanatoriumi për anëtarët e partisë, por përtej kësaj nuk ka të dhëna. Megjithatë, ai përdori historinë e gjyshit të tij për të tërhequr vëmendjen para zgjedhjeve.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.