“Nuk e dija se kishte një fushë të tillë në vitin 2023”/ Adrian Mutu kritika stadiumit “Fadil Vokrri”

Trajneri i Rapid Bukurest, Adrian Mutu ka kritikuar gjendjen e fushës “Fadil Vokrri” pas barazimit 0-0 të Kosovës me Rumaninë. Megjithatë, barazimi nuk i ka pëlqyer as legjendës rumune, Adrian Mutu, i cili përveç kritikave për lojën, pati kritika edhe për gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”. “Nuk arritëm të bënim shumë në fazën sulmuese.

Ne e lejuam veten të dominoheshim, ndoshta me qëllim”, ka thënë fillimisht Mutu për Antena 1. “Ishte një fushë e vështirë, nuk mund ta besoj që në vitin 2023 ka ende një kombëtare që mund të luajë në një fushë të tillë”. “Na vuri në vështirësi, por nuk u përpoqëm të ndërtonim lojë dhe aksione”, përfundoi ish-sulmuesi i njohur.

Related posts

E FUNDIT/ E ardhmja e Orges Shehit te Tirana mbetet mister, në prapaskenë dalin rivalët e bardhebluve

Pas dështimit për të arritur Superioren, sulmuesi largohet nga Besa

Lëvizje e bujshme në horizont, lideri i mesfushës mund të largohet nga Vllaznia te rivalët (EMRI)