Njerëzit ka gjasa të infektojnë të tjerët me coronavirus, në pesë ditët e para pasi të kenë shfaqur simptoma

by KLIKOJE.AL

Njerëzit ka të ngjarë ta transmetojnë virusin tek të tjerët brenda pesë ditëve të para pasi të kenë zhvilluar simptoma, sugjeron një studim i gjerë.

Sipas medieve të huaja, hulumtimi tregon se pacientët kishin nivelet më të larta të virusit në fillim të sëmundjes së tyre derisa virusi i ‘gjallë’ i aftë për t’u replikuar u gjet deri në nëntë ditë pas fillimit të simptomave.

Shkencëtarët britanikë thonë se studimi i tyre sugjeron se izolimi i hershëm është thelbësor për ndalimin e përhapjes.

Piku i fazës infektuese

Se sa janë individët infektues varet nga shumë faktorë, përfshirë dhe sa është një virus i qëndrueshëm (në thelb, virusi i cili është në gjendje të replikohet), dhe nga sasia e virusit që kanë njerëzit në trupat e tyre.

Disa raporte kanë treguar se njerëzit janë më infektues para se të shfaqin simptoma si dhe në javën e parë me virus.

Shkencëtarët ekzaminuan 79 studime globale mbi COVID-19, që përfshinin njerëz simptomatikë në spitale të cilët sapo kishin rezultuar pozitivë me coronavirusin.

Ata gjetën sasinë e grimcave virale të ARN-së (fragmente të materialit gjenetik nga virusi) në mostrat e fytit të njerëzve që arritën që arritën kulmin në kohën kur simptomat filluan dhe brenda pesë ditësh.

Muge Cevik nga Universiteti i Saint Andrews tha për BBC, se gjetjet treguan se njerëzit ishin më infektues shumë më herët, në përputhje me studimet e tjera që përfshijnë edhe gjurmimin e kontakteve.

“Njerëzit duhet të izolohen në momentin që shfaqin simptoma, sado të lehta të jenë ato. Deri në kohën që disa njerëz i marrin rezultatet, ata mund të kenë kaluar fazën e tyre më infektive”, shtoi ai. 

Burimi: Telegrafi

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.