Ylber Ramadani vazhdon të shkëlqejë në Serie A. Në takimin e fundit ndaj Juventusit, mesfushori i Lecces luajti për 69 minuta teksa u zëvendësua për herë të parë në 6 javë kampionat, kjo për shkak të ndëshkimit me karton të verdhë në minutën e 30’. Kaq minuta mjaftuan që Ramadani të marrë sërish elozhet e mediave italiane.
Sportmediaset e ka vlerësuar me notën 6: “Ka fuqi, goditje dhe gjeometri. Ai është pikëmbështetja e ekipit, njeriu që dikton ritmin dhe vendos rregull. Zotëron topin me saktësi, por nuk jep shkëndija.” Shkruhej në vlerësimin për Ramdanin.
![](https://klikoje.al/wp-content/uploads/2023/09/sportmediaset-ramadani.png)
Një tjetër portal i rëndësishëm si Eurosport thekson se mesfushori mori gjithnjë vendimet e duhura në fushë. Nota 6 për të: Një regjisor i madh dhe gjithnjë merr vendimet e duhura në fushë. Ai luan një pjesë të parë , më pas zbehet pa hedhur sasinë e duhur të karburantit në motorin sulmues të ekipit të tij”, shkruan Eurosport për paraqitjen e Ramadanit.
![](https://klikoje.al/wp-content/uploads/2023/09/EURSPORT-RAMADANI-1024x819.png)