Një ndër nokautet më brutale në UFC! Fytyra e Frankie Edgar u deformua plotësisht prej shqelmit të Marlon Veras

Frankie Edgar në thelb u shndërrua në Homer Simpson kur pësoi një goditje brutale nga Marlon Vera në humbjen e tij në UFC 268.

40-vjeçari pësoi humbjen e katërt në pesë ndeshje, e cila përfundoi në raundin e tretë në Madison Square Garden.

Nga hiçi, ish-kampioni i peshave të lehta të UFC-së u kap keqas në mjekër nga goditja dhe ra në dysheme.

Arbitri ndërhyri menjëherë për të përfunduar përballjen, pasi aty më nuk kishte mbetur asgjë.

Në njëfarë mënyre, Edgar ishte i pakënaqur me mënyrën në të cilën përfundoi lufta, por ndalimi thjesht duhej të vinte.

Për shkak se goditja në mjekër ishte aq brutal sa fytyra e Edgarit mori një pamje të shëmtuar.

Pamjet tashmë kanë bërë xhiro nëpër rrjetet sociale, duke treguar momentin e goditjes dhe fytyra e Edgar që u defomrua për një çast.

Related posts

Mes presionit dhe shpresës, mbijetesa e Tiranës vendoset në 12 ditë

“Ishte ditë e bukur për ne”/ Gvozdenovic në qiellin e shtatë pas fitores: Shumë emocione, megjithatë asgjë nuk ka përfunduar

Humbja 3-1, Ilir Daja me rezerva: Duhej arbitër me më shumë eksperiencë