“Një kampion, për ushtrinë tonë”/ Bruno Telushi prezantohet me bujë në klubin e ri (video)

by KLIKOJE.AL

Bruno Telushi është zyrtarisht pjesë e AF Elbasanit. Mesfushori vlonjat ka firmosur ditën e sotme kontratën me klubin verdheblu dhe është prezantuar zyrtarisht si pjesë e skuadrës.

Në këtë mënyrë, AF Elbasani vazhdon me ritme të larta në merkaton e verës duke afruar lojtarë cilësorë me të cilët synon ngjitjen në Superiore. Vetëm pak orë më parë, Elbasani prezantoi edhe Ardit Hoxhajn.

Telushi u largua nga Partizani para pak ditësh dhe tashmë aventura e tij do të vijojë në të parën, aty ku me Elbasanin synon të rikthehet në elitë. “Një kampion, për ushtrinë tonë”, shkruan klubi verdheblu në “Instagram”.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.