Një çift nga ishulli australian Tasmanian e ka rinovuar një autobus të vitit 1985 në një hapësirë të vogël jetese, ata gjithashtu kanë rritur aty fëmijët e tyre.
Emma Hill, 36 vjeç dhe burri i saj Nick Hill, 41 vjeç, kanë thënë se e kanë blerë autobusin për gjashtë mijë dollarë në një listë të faqes Gumtree në vitin 2014 dhe kaluan një vit duke e kthyer atë në shtëpinë e tyre të ëndrrave.
Ata thanë për mediumin Insider se bashkë me fëmijët e tyre filluan të jetojnë nga viti 2015 në autobus derisa nuk e kishin rregulluar plotësisht.
Emma ka thënë se kur kanë dëgjuar familjarët dhe shoqëria e tyre se janë duke shkuar për të jetuar në një autobus me fëmijët e tyre ju kanë thënë se janë të çmendur.
Ajo ka deklaruar se fëmijët e tyre e pëlqejnë jetesën në hapësira të këtij autobusi. Nick dhe Emma thanë se kursimin e parave e kishin primar, dhe në tërë autobusin e tyre kishin futur mobile të dorës së dytë.
Çifti thanë se çdo herë ishin të interesuar të eksperimentonin me vendet ku jetonin dhe ishin të interesuar për ndonjë vend të ngushtë për ta zhvilluar jetesën.
“Ne kishim një parcelë toke dhe menduam se mund të vendosim një autobus në të dhe të provojmë një shtëpi të vogël tani për tani,” tha Emma.
Autobusi ndodhet në Hillwood, Tasmania, në tokën bujqësore të familjes së tyre. Çifti nga viti 2017 më nuk jetojnë aty, por vendin e lëshojnë vetëm për turistë dhe nata është 161 dollarë, shkruan Insider.