Ngordh një nga kafshët e preferuara të Pablo Escobarit

by KLIKOJE.AL

Një nga “hipopotamët e kokainës” të Pablo Escobarit është goditur dhe ka ngordhur pas përplasjes nga një veturë në një autostradë kolumbiane, shkruan DailyMail.

Zyrtarët kolumbianë kanë thënë se hipopotami – i ardhur nga kafshët e sjella ilegalisht në Kolumbi nga mbreti i drogës dikur – vdiq pasi u godit në rrugë afër fermës së Escobarit.

Shoferi i përfshirë në aksident nuk pësoi dëmtime, por automjeti iu shkatërrua plotësisht pasi u përplas me kafshën masive. Katër hipopotam u kontrabanduan nga Afrika nga bosi i drogës në vitet 1980 dhe tani janë bërë mbi 150.

Hipopotamët janë përhapur nga pasuria e Escobarit në lumenjtë e afërt në Kolumbi, ku nuk kanë grabitqarë natyrorë. Gjitarët gjysmë ujor jo vendas janë shpallur një specie pushtuese nga qeveria kolumbiane pasi shqetësojnë ekosistemin e vendit.

Aksidenti pasqyroi rrezikun shtesë që hipopotamët, të cilët peshojnë deri në 2 tonë, mund të paraqesin për shoferët.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.