Nedim Bajrami larg Rangers, klubi italian synon transferimin e mesfushorit

Nedim Bajrami

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami, nuk po kalon ditët e tij më të mira te Rangers në Skoci. 26-vjeçari nuk u grumbullua fare për ndeshjen e parë të Play Off-it të Champions League si dhe në dy ndeshjet e fundit që skuadra e tij ka zhvilluar në kampionatin skocez. Duket se lojtari nuk bën më pjesë në planet e teknikut Russell Martin dhe se e ardhmja e tij do të jetë larg Skocisë.

Për Nedim Bajrami-n kanë shfaqur interes Udinese në kampionatin italian dhe spanjollët e Sevilla. Mesfushori ka një kontratë me Rangers deri në vitin 2028, por nëse vjen një ofertë prej 3-4 milionë eurosh për kartonin e tij, atëherë gjigantët skocezë do të pranonin ta linin të largohej.

LEXO ME SHUME:Teuta e freskët dhe me energji të reja, Partizani është i paralajmëruar

Related posts

E FUNDIT/ FIFA “godet” Skënderbeun, rrezik për sezonin e ri

Lëvizje në merkato, Tirana ndahet me një nga lojtarët e sezonit (EMRI)

Largohet Sylvinho, prezantohet trajneri i ri i Kombëtares (EMRI)