Nicki Minaj është në pritje të ëmbël… Fansat e reperes kanë spekuluar me muaj të tërë nëse Minaj ka qenë shtatzënë, sidomos pasi ajo tregoi se ha shumë dhe ka një uri të paparë. Mirëpo, vetëm sot 37-vjeçarja ka vendosur të konfirmojë lajmin e bukur përmes një postimi të mrekullueshëm në Instagram, ku ka postuar një super foto me barkun e rrumbullakosur duke e shoqëruar me hashtagun “#Preggers” me një zemër të verdhë.
Në vitin 2018, Minaj tha për Wonderland se donte shumë të kishte fëmijë. “Unë duhet të martohem së pari, atëherë do të kem një fëmijë. Mund të jem më afër sesa njerëzit mendojnë në të vërtetë,” tha ajo. “Unë i dua fëmijët.”
Minaj është martuar me Kenneth Petty në tetor të vitit që lamë pas dhe tashmë do bëhen prindër për herë të parë. Ende nuk ka detaje rreth gjinisë së bebushit apo muajit kur do vijë në jetë. E për këtë na duhet të presim…