Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Shtatzënë

  • Vajzë apo djalë? Geti dhe Marina prindër të…

    Vajzë apo djalë? Geti dhe Marina prindër të…

    Prej disa ditësh, në rrjet po qarkullon lajmi se Marina Vjollca dhe bashkëshorti i saj, Getoar Selimi, do të bëhen prindër për herë të parë, pasi moderatorja seksi është shtatzënë.

    Nuk është më sekret se çifti do të bëhen prindër.

    Dyshimet nisën kur prezantuesja bionde mungoi në natën e fundit të spektaklit “Klanifornia” e për më tepër nuk ka qenë më aktive në llogarinë e saj në Instagram, ku mungojnë foto e video nga pushimet verore të këtij viti siç ishim mësuar të shihnim gjithmonë.

    Në fotot e fundit të publikuara, Vjollca shihet e veshur me një bluzë të zezë të gjerë, që nuk i tregon linjat trupore.

    Së fundmi, burime të sigurta për “Prive” kanë mësuar se Marina jo vetëm që është shtatzënë, por do të sjellë në jetë një vajzë! Moderatorja është munduar që çdo gjë ta mbajë larg syrit të publikut për ta zbuluar shtatzëninë në një moment të dytë.

    Kjo sepse miku i saj, Eraldo Rexho, gjatë një interviste të dhënë javën e kaluar zbuloi se në kopertinën e revistës “Who” këtë shtator do të jetë një personazh i famshëm që pret të bëhet mami. Ai shtoi se ajo është bionde dhe se edhe partneri i saj është një personazh i njohur për publikun.

    Të gjitha këto detaje së bashku ngritën dyshimet se Marina dhe Getoari, të cilët u martuan në vitin 2017, do të bëhen prindër për herë të parë!

    Shumë urime!

  • Vajza i bën surprizën emocionuese, trajneri i njohur nuk i mban dot lotët (VIDEO)

    Vajza i bën surprizën emocionuese, trajneri i njohur nuk i mban dot lotët (VIDEO)

    Sinisa Mihajlovic është gati të bëhet gjysh: vajza Virginia është shtatzënë. 23-vjeçarja, e njohur për pjesëmarrjen në programin Ishulli i Famshëm e bëri publike në Instagram. Për gati katër vjet Virginia ka qenë e fejuar me Alessandro Vogliacco, mbrojtësi i Pordenones që luajti ka luajtur me të rinjtë e Juventusit. Virginia shpërndau një video në Instagram e cila i tregon babait të saj se do të bëhet gjysh.

    Modelja i dorëzoi një kuti  në të cilën ajo i thotë se së shpejti do të jenë tre duke u përgjigjur. “Befasi, përshëndetje gjysh!”. Reagimi i pabesueshëm i Mihajloviç, i cili më pas shpërtheu në lot. “Dreqin … A po bëni shaka?”, E pyeti ai, i hutuar.

    Virginia Mihajlovic është shtatzënë me një vajzë që do të lindë në nëntor. “Ne do të mbrojmë dhe do të rrethojmë me dashuri. Mami dhe babai janë duke të pritur princeshë,” shkroi Alessandro Vogliacco në Instagram. Mbrojtësi ka krijuar një marrëdhënie të shkëlqyeshme me vjehrrin e tij dhe me pjesën tjetër të familjes Mihajlovic. Kunata.

  • Këto janë vitaminat e duhura për trupin e një gruaje në çdo moshë

    Këto janë vitaminat e duhura për trupin e një gruaje në çdo moshë

    Vitaminat janë një molekulë organike shumë e vlefshme për trupin e njeriut.

    Thuhet shpesh se sa më shumë vitamina të merrni aq më mirë është për organizmin tuaj.

    Kjo sigurisht varet ngushtë edhe nga organizmi në të cilin këto substanca veprojnë.

    Tek shëndeti i grave veçanërisht disa vitamina të rëndësishme për shkak edhe të ndryshimeve që ndodhin gjatë jetës siç janë shtatëzanitë.

    Gjithësesi marrja e të gjithë këtyre vitaminave në një ditë vetëm nga ushqimi mund të jetë pak e vështirë, ndaj  shpeshherë rekomandohen suplementet.

    Më poshtë ju tregojmë ato më të rëndësishmet për trupin e një gruaje dhe sasinë e rekomanduar përgjithësisht nga mjekët.

    Suplementet e vitaminave zakonisht konsumohen për periudha të shkurtra kohore dhe mund të merrën direkt në farmaci.

    Gjithësesi nëse ndërkohë ju merrni edhe ilaçe të tjera është gjithnjë e domosdoshme të konsultoheni më parë me mjekun tuaj para se të vendosni t’i merrni këto vitamina.

    Kjo për shkak se disa suplemente mund të japing efekte të kundërta kur kombinohen me ilaçe të caktuara.

    Më poshtë keni të listuara disa nga vitaminat më të rëndësishme për funksionimin e mirë të organizmit.

    Kjo është një guidë informuese mbi sasitë dhe vlerat që këto vitamina japin në trupin tuaj.

    Acidi Folik

    Acidi Folik është esencial në dietën ditore të çdo gruaje. E njohur ndryshe si vitamina B, ndihmon ndërtimin dhe krijimin e qelizave të reja.

    Kjo vitaminë është shumë e rëndësishme për gratë gjatë shtatëzanive pasi ndihmon në zhvillimin dhe rritjen e shëndetëshme të fetusit.

    Ky acid parandalon defektet neurologjike që mund të zhvillohen gjatë shtatzanisë tek bebet e vogla duke i dhënë kohë atyre të rriten.

    Për të marrë sasinë e nevojshme të kësaj vitamine trupit të një gruaje i duhen mesatarisht 0.4 mg acid folik çdo ditë.

    Ndërsa për gratë shatëzanë këshillohet të marrin 0.6 mg në ditë.

    Vitamina D

    Teksa plakeni nivelet e hormoneve ndryshojnë dhe ju zhvilloni rriskun e dobësimit të kockave.

    Kështu jeni gjithnjë e më të prirur ndaj dëmtimeve dhe frakturave të tyre.

    Ky dobësim vihet re zakonisht tek femrat ndaj është e rëndësishme të merrni sasinë e duhur të vitaminës D çdo ditë.

    Konsumimi i kësaj vitamine çdo ditë ndihmon trupin në prodhimin e kalçiumit që forcon kockat.

    Doza e përditëshme e rekomanduar është 0.015 mg në ditë.

    Kjo sasi vitamin D është e mjaftueshme për gratë thuajse gjatë gjithë jetës, deri në moshën 70 vjeçare.

    Vitamina C

    Vitamina C ndihmon në formimin e kolagjenit i cili ndodhet në shumë pjesë të trupit tuaj.

    Këtu përfshihet lëkura, ligamentet dhe tendinat duke i mbajtuar ato të reja dhe elastike.

    Vitamina C njihet gjithashtu edhe për mbajtjen nën kontroll të radikaleve të lira që shkatërrojnë qelizat e mira të trupit.

    Një gruaje i duhen rreth 75 mg në ditë nga kjo vitaminë ndërsa gjatë periudhave të shtatzanisë rreth 85 mg.

    Për personat duhanpirës kjo dozë mund të shtohet edhe më shumë për shkak se cigarja rrit nivelin e stresit dhe vret qelizat.

    Vitamina B-12

    Vitamina B-12 është një nga më të rëndësishmet dhe duhet konsumuar çdo ditë.

    Ndihmon në rigjenerimin e metabolizmit dhe mbron qelizat e trurit.

    Gjithashtu ka një rol kyç në krijimin e hormoneve dhe enzimave të cilat formojnë rruazat e kuqe të gjakut.

    Kjo vitaminë gjendet me shumicë tek mishi ndaj nëse nuk konsumoni shumë mish me siguri keni mungesë të kësaj vitamine.

    Sasia e suplementeve që rekomandohet në një ditë është 0.0024 mg në ditë dhe 0.0026 mg në ditë nëse jeni shtatëzanë.

    Këto sasi nuk rekomandohen për gratë të cilat marrin ilaçe shtesë, këshillohet që në çdo rast të konsultoheni me mjekun tuaj.

    Burimi: AgroWeb.org

  • “Isha shtatzënë”/ Ish-banorja e Big Brother rrëfen tmerrin e përjetuar: E humba beben, barku im ishte plot…

    “Isha shtatzënë”/ Ish-banorja e Big Brother rrëfen tmerrin e përjetuar: E humba beben, barku im ishte plot…

    Që pas daljes nga reality show “Big Brother”, Gerta Shino ka mbetur një nga vajzat më të komentuara në media e në rrjete sociale. Së fundmi, ajo ka ndarë një lajm shumë të hidhur me ndjekësit.

    Gerta ka treguar se me datë 14 shkurt ka zbuluar se ishte 5 javëshe shtatzënë, por fatkeqësisht e ka humbur fëmijën. Ajo ka rrëfyer se bebja e saj ndodhej jashtë mitre dhe nëse nuk e hiqte rrezikonte jetën.

    “Unë isha shtatzënë por e humba fëmijën. Nuk ka qenë një abort me dëshirë normalisht, ka qenë pa dëshirën time, ka qenë i detyruar sepse nëse nuk e bëja do të humbisja jetën. Ka qenë një gjë që nuk e kisha në dorë dhe nuk mund ta shpëtoja, as unë as asnjë tjetër. Fëmija ishte jashtë mitre dhe unë kisha shumë pak kohë që e kisha marrë vesh. E kam marr vesh që isha shtatzënë me datë 14 shkurt. Bera testin dhe doli pozitiv. Une dhe Florenti e ndjenim qe nuk do ta kishim beben. Une isha 5 javeshe. Ishte një eksperiencë shumë e bukur por e cuditshme.

    Kalova një javë të bukur sepse bëja plane me Florentin për beben. Bënim plane për familjen tonë. Isha shumë e lumtur por nuk ishte e shkruar. Pas një jave që mora lajmin, u bëra ekstremisht keq. U ndjeva shumë keq, më ra gati të fikët, kisha shumë djersitja. Nuk kisha dhimbje barku, nuk e dyshova se mund të ishte fëmija. Krizat sa vinin dhe forcoheshin dhe thoja do vdes. Nuk kisha forcë për asgjë, isha ulur dhe vetëm rënkoja. Florenti ishte në punë. Kur e pashë që s’kisha zgjidhje, mora një ilac, e piva.

    Kam kaluar katër orët më të tmerrshme të jetës time. Nuk merrja dot fryme, më dukej sikur po më thernin. Më binte të fikët, cohesha prapë, të gjitha këto vetëm, me një dritare të hapur. Po dridhesha. Kur erdhi Florenti shkuam në spital. Më kanë mbajtur në urgjencë deri në tre të mëngjesit. Kam ndenjur katër orë kot aty se nuk e dinin se ca kisha. Ju thashë më coni te gjinekologia, se doja ta dija si është bebja.

    Doja të sigurohesha që ishte mirë. Kur shkova te gjinekologia doli që barku im ishte i mbushur plot me gjak, kur e pashë te ekrani që nuk dukej asnjë bebe. I thashë ku është bebi? Më tha nuk e shikoj fare. Bëri një kontroll tjetër dhe më tha që bebja është jashtë mitre, u shokova. E dija që nuk kishte shpëtim. Ishte gjallë nuk kishte vdekur. Nga kjo u ndjeva akoma më keq sepse e dija që bebja ishte gjallë dhe duhej ta hiqnim dhe ta vdisnim, sepse ai aty nuk rritej dot kurrë jashtë mitre. Nuk do e merrte kurrë ushqimin.

    Po ndihesha egoiste, se do jetoja unë por ai jo. Më futën në operacion, më tha doktoresha nëse nuk futesh do të vdesësh se gjithë hemorragjia që ke në bark do të shpërthejë në gjithë trupin. Operacioni zgjati një orë. Doktoresha më tha që arsyeja pse fëmija ishte jashtë mitre, ishte sepse tubi i majtë i mitrës time ishte i bllokuar. Ndihem shumë në faj se më duket sikur trupi im e vrau fëmijën. Sikur trupi im nuk e mbante dot një fëmijë. Sikur dështova në mbajtjen e një bebeje. Sikur nuk ia kam ushtruar kushtet që të jetojë, por e kam lënë në një cep”, rrëfeu ajo e prekur dhe mes lotësh.

  • Chiara Ferragni, nënë për herë të dytë/ Blogerja jep lajmin në mënyrën më të ëmbël

    Chiara Ferragni, nënë për herë të dytë/ Blogerja jep lajmin në mënyrën më të ëmbël

    Chirara Ferragni dhe Fedez do të bëhen sërish prindër. Blogerja e famshme italiane e ka dhënë lajmin në rrjetet sociale ku ka postuar një foto djalit të saj, Leo, me një ekografi në dorë.

    “Familja jonë po zgjerohet. Leo do të bëhet vëlla i madh”, -ka shkruar Chiara në postimin e publikuar pak minuta më parë në Instagram.

    https://www.instagram.com/chiaraferragni/?utm_source=ig_embed&ig_mid=CA6EDA0B-B02F-4B02-A152-07D2CF157633

    Epik është komenti i Fedez, i cili ka shkruar: “Po unë që nuk dija asgjë!”

    Ndërsa në profilin e tij, edhe reperi ka postuar një foto të ngjashme, duke njoftuar se familja po shtohet.

    https://www.instagram.com/fedez/?utm_source=ig_embed&ig_mid=BE5C8262-E801-46D7-8803-013B2EC8942C

    Blogerja ka ndarë gjithashtu një foto të ditës kur kanë marrë lajmin e ëmbël dhe e kanë ndarë e njerëzit e afërt.

    Nuk dihet sa muajshe është Chiara, por me siguri do të jetë aktive duke i përditësuar ndjekësit gjatë gjithë shtatzënisë së saj, siç bën gjithmonë.

  • Adelina Tahiri në pritje të ëmbël?/ Poston foton me bashkëshortin, duket barku i rrumbollakosur

    Adelina Tahiri në pritje të ëmbël?/ Poston foton me bashkëshortin, duket barku i rrumbollakosur

    Këngëtarja shqiptare, Adelina Tahiri duke se është në pritje të ëmbël. Në foton e fundit të publikuar me bashkëshortin e saj, fansat vënë re se barku i këngëtares, dukej më i rrumbullakosur se zakonisht.

    Megjithatë Adelina ende nuk ka dhënë ndonjë koment sa i përket kësaj çështje, megjithatë provokon duke postuar foto të ngjashme.

    Adelina Tahiri dhe avokati i pushtetshëm maqedonas zyrtarizuan lidhjen disa vite më parë, një lidhje për të cilën këngëtarja u kritikua pafund, për shkak të moshës së madhe të bashkëshortit. Të dy janë prindër të një djali me emrin Jon.

  • Në pritje të fëmijës së parë, Nicky Minaj tregon barkun shtatzënë

    Në pritje të fëmijës së parë, Nicky Minaj tregon barkun shtatzënë

    Nicki Minaj është në pritje të ëmbël… Fansat e reperes kanë spekuluar me muaj të tërë nëse Minaj ka qenë shtatzënë, sidomos pasi ajo tregoi se ha shumë dhe ka një uri të paparë. Mirëpo, vetëm sot 37-vjeçarja ka vendosur të konfirmojë lajmin e bukur përmes një postimi të mrekullueshëm në Instagram, ku ka postuar një super foto me barkun e rrumbullakosur duke e shoqëruar me hashtagun “#Preggers” me një zemër të verdhë.

    Në vitin 2018, Minaj tha për Wonderland se donte shumë të kishte fëmijë. “Unë duhet të martohem së pari, atëherë do të kem një fëmijë. Mund të jem më afër sesa njerëzit mendojnë në të vërtetë,” tha ajo. “Unë i dua fëmijët.”

    Minaj është martuar me Kenneth Petty në tetor të vitit që lamë pas dhe tashmë do bëhen prindër për herë të parë. Ende nuk ka detaje rreth gjinisë së bebushit apo muajit kur do vijë në jetë. E për këtë na duhet të presim…

  • Xhemi Shehu i nxjerr sekretin publikisht Arbana Osmanit (FOTO)

    Janë në pritje të fëmijës së tyre të parë moderatorja Arbana Osmani dhe partneri, regjisori Eduart Grishaj. Megjithëse e tregoi lajmin e shtatzënisë në mënyrën më të bukur (në ditëlindjen e personit të zemrës), Arbana ende nuk ka treguar ç’gjini ka foshnja që po mban në bark.

    Madje, moderatorja i shmang veshjet e ngushta në foto apo në ekran, mirëpo sonte duket se ka bërë një përjashtim. Teksa ka dalë për një gotë me mikeshën e saj, Xhemi Shehun, Arbana është veshur si rrallëherë me të ngushta dhe mund të dallojmë qartë barkun e saj të rrumbullakosur.

    Gjithashtu, moderatorja shkëlqen nga nuri i shtatzënisë, i cili i ka dhënë një tjetër ndriçim në fytyrë.

    “Po ti më the hajde pimë një gotë” – shkruan Xhemi krahas fotos ku moderatorja shfaqet duke ngrënë një ëmbëlsirë. Sigurisht, nepsi i shtatzënisë bën të vetën.

  • Shtatzënia ekstravagante e Arbana Osmanit, Eduarti e fotografon me barkun jashtë

    Moderatorja e njohur, Arbana Osmani, ka ndarë herë pas here foto të ndryshme të realizuara gjatë seteve fotografike me partnerin e saj, regjisorin Eduart Grishaj. Së fundmi, Osmani ka publikuar një tjetër moment të kapur nga Edi mes natyrës dhe rrezeve të diellit, duke treguar se kjo pozë është ndër të preferuarat e saj.

    “Fotoja ime e preferuar, nga artisti im i preferuar”, ka shkruar Arbana krah postimit, ku shfaqet me një veshje verore dhe kësaj here ekzopozon jo vetëm këmbët siç bën gjithmonë, por edhe barkun tashmë të rrumbullakosur, pasi është në pritje të fëmijës së dytë, nga lidhja me Eduartin.

    Si rrallë bëjnë vajzat e famshmë kur janë në pritje të ëmbël, Arbana ka vendosur të shpalosë ekstravagancën e saj në veshje në këta nëntë muaj, që pret të bëhet sërish nënë e një djali. Me siguri sapo të nisim pushimet, Osmani do të ndajë të tjera momente të bukura të kapura nga Eduarti, i cili ndodhet gjithmonë pranë saj, pasi ata janë jo vetëm bashkëpunëtorë për programin “Dua të të bëj të lumtur”, por edhe bashkëjetues në të njëjtën shtëpi.

    Kështu së shpejti moderatorja e njohur, Arbana Osmani do të bëhet nënë për herë të dytë nga lidhja me regjisorin e programit të saj, Grishajn.

    “Gëzuar ditëlindjen gjysmës sime më të mirë, shokut tim të ngushtë, njeriut që ka rrëmbyer zemrën time (që shumë shpejt do të bëhet baba). Të dua!”, shkruante moderatorja pak javë më parë, duke bërë me dije se është në pritje të ëmbël. Duke qenë se dhe vetë Arbana festoi ditëlindjen në të njëjtën ditë me Eduartin, pra më 7 maj, ajo vendosi ta jepte lajmin në këtë ditë speciale, pikërisht në ditëlindjet e të dyve.

    Kështu, djali i saj Joni së shpejti do të bëhet me vëlla dhe me siguri familja nuk mund të ishte më e lumtur se kaq. Ndjekësit e çiftit, që prej muajsh ka nisur bashkëjetesën në Tiranë, shfaqën interesin për të ditur nëse ata e kishin planifikuar fëmijën apo jo. Burime pranë tyre treguan se ata e kanë mirëpritur si një dhuratë nga Zoti, duke qenë se nuk ishte në planet e tyre të afërta.

    Ndërkohë, për të gjithë fansat e saj që presin një ceremoni dasme nga Arbana, ajo nuk ka për t’ua dhënë këtë kënaqësi, pasi nuk i pëlqen të vishet nuse në jetën reale, gjë që e ka bërë një herë të vetme për një sfilatë fustanesh nusërie. Vitin e kaluar, Arbana Osmani dhe regjisori i emisionit “Dua të bëj lumtur” dolën në publik të kapur dorë për dore si të fejuar për herë të parë.

    Për këtë deklarim të lidhjes me bindje të plotë, ata kishin zgjedhur premierën e filmit të parë të Eduart Grishajt, me titull “Gjyshja”. Ai krahu i saj i djathtë, si regjisori i programit “Dua të të bëj të lumtur” dhe ajo krahu i tij i djathtë, në debutimin e tij në kinema, duket se po shijojnë gjithçka në maksimum. Ndërkohë ata e kishin nisur bashkëjetesën në shtëpinë e Arbanës, në një nga rezidencat luksoze të Tiranës.

    Momente nga bashkëjetesa e lumtur e tyre i ka zbuluar vetë Eduarti, i cili e komplimenton pafund partneren e famshme për gatimet e saj të shijshme në karantinë, një pasion ky që Arbana prej disa vitesh e ka kthyer ndër prioritetet e saj, duke botuar edhe libra. Po kush i provon i pari ushqimet e saj?

    Pra, përveç vetes, te kush ka besim për shijet? Kësaj pyetjeje ajo iu përgjigj: “Familja dhe miqtë e mi. Njerëzit që më duan më shumë dhe bëjnë vërejtjet më të shumta”, duke lënë të nënkuptohej se kryesori është partneri i saj, Eduarti. Sa për sipërmarrjen përtej kuzhinës së shtëpisë, pra hapjen e një restoranti, ajo tha: “E kam menduar disa herë dhe deri tani ka qenë problem i kohës sime shumë të kufizuar për t’u marrë me një restorant. Programi im në televizion gjysmën e vitit më merr shumë kohë dhe energji dhe do ta kisha të pamundur të menaxhoja siç duhet një restorant”.

    Ndër të tjera, Arbana foli edhe për marrëdhënien me të birin dhe si po e trajnon që tani, që një ditë ai të bëhet një kuzhinier profesionist. Sa i përket imazhit, Arbana Osmani është identifikuar si “vajza që të bën të lumtur” dhe jo pa qëllim, në çdo foto që poston shfaqet e qeshur.