Diva muzikore Madonna është detyruar të shtyjë koncertin e saj botëror për shkak të gjendjes shëndetësore. Menaxheri i këngëtares, Guy Oseary, ka njoftuar se ajo ka kaluar të shtunën një infeksion bakterial serioz.
“Të shtunën më 24 qershor, Madonna kaloi një infeksion serioz bakterial që çoi në një qëndrim disaditor në ICU.
Shëndeti i saj është duke u përmirësuar, megjithatë ajo është ende nën kujdesin mjekësor, por pritet një shërim i plotë.
Në këtë kohë do të na duhet të ndalojmë të gjitha angazhimet, që përfshin turneun. Do të ndajmë më shumë detaje me ju sapo t’i kemi, duke përfshirë një datë të re fillimi për turneun dhe për shfaqjet e riplanifikuara”, ka deklaruar ai.
Madonna do të fillonte turneun e saj ‘Celebration’ më 15 korrik dhe do të qendronte në Londër për katër netë nga 14 tetori.