134
Në të njëjtën ditë kur kryeministri Edi Rama poston në profilin e tij në Instagram video në mbrojtje të luftës së UÇK-së dhe ish krerëve të saj të cilët po përballen në Hagë, kreu i qeverisë shqiptare ka qenë në shoqërinë e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Rama dhe Vuçiç kanë qenë në një takim me kryeministren italiane Giorgia Meloni. Vetë kryeministria ka shpërndarë pamje nga takimi mes Ramës dhe Melonit, video në të cilat nuk shfaqet Vuçiç.
Takimi mes Ramës, Melonit dhe Vuçiç është mbajtur në kuadër të Panairit të Verërave që është duke u mbajtur në Itali.