Pa u bërë ende java që nga dalja e saj nga Big Brother Vip Beatrix Ramosaj ka sjellë këngën e shumëpritur para pak orësh që i dedikohet historisë së saj të dashurisë me Donaldin.
Me një videoklip artistik, ajo që bie në sy në pamjen vizuale është fotografia e saj me Donaldin në cepin e xhamit, teksa jashtë bie shi me diellin në sfond.

Teksti i këngës “Faj” e përshkruan më së miri atë që Trixa ndjen për Donaldin dhe gjithashtu paragjykimet që çifti ka marrë nga jashtë.
Ndërsa në fund këngëtarja shprehet:
“Edhe pak ditë janë t’u na nda, na shumë shpejt kemi me u pa.”
Teksti i plotë:
“Ti je (x2) Më kan bo me faj, të kan bo me faj Na kan bo me faj, oh… Me t’gjithe botën pas, ne të dy në majë thua na kuptojnë? Shohin ç’do lëvizje, humbim nëpër shtigje Se kjo ndjenja jonë as mua as ty jo s’po na pyet Lëre! lëri se ça thonë (më the) Momente, sy ne sy pa fjalë po më kupton Tjerët! lëri t’xhelozojnë oh se kanë, se kanë idenë se cfarë ne përjetojmë. ah-ah-ah.. jo nuk e kthej jo nuk e kthej, jo jo nuk e kthej, jo se kështu e ndjejmë! oh… gjykimet e tjerëve skanë vlerë, jo. të thonë ç’të duan. ohh-ohh-ohh Luajmë me zjarrë ohh-ohh-ohh veç ngroht na mban. Lëre! lëri se ça thonë Momente, sy ne sy pa fjalë po më kupton Tjerët! lëri t’xhelozojnë oh se kanë, se kanë idenë se cfarë ne përjetojmë. Edhe pak ditë jan ‘tu na ‘nda na shumë shpejt kemi me u pa.”
Postimi i Beatrix në rrjetet sociale:
“Nga zemra ime, për të gjithë ju… Sidomos ty…”
