Myrto Uzuni me probleme fizike por di të shënojë me Granadën, goli i 11-të në La Liga; kalon në renditje sulmuesin e Real Madrid

Myrto Uzuni

Myrto Uzuni luan prej disa javësh i dëmtuar në kampionatin spanjoll me fanellën e Granadas. Por futbollisti po vazhdon të gjejë me rregullsi rrugën e rrjetës, teksa sot ka shënuar goli kundër Osasunas.

Në ndeshjen mes Granadas dhe Osasunës, në startin e pjesës së dytë, ai shmangu pozicionin jashtë loje dhe i vetëm para portës mike nuk gaboi, duke dyfishuar në ato momente rezultatin në favor të skuadrës së tij. Kujtojmë që për Uzunin ky është goli i 11-të sezonal, me sulmuesin e Kombëtares shqiptare që numëron edhe 1 asistim, duke kaluar në renditje dhe sulmuesin e Real Madrid, Rodrygon me 10 gola të shënuar.

Related posts

JUVENTUS-TORINO NË KAOS! Ndeshja drejt shtyrjes,Lokatelli thirret nga tifozët: Mos e luani ndeshjen (video)

Elbasani “asfalton” Dinamon që në pjesën e parë, titulli ndahet mes tyre dhe Egnatias (video)

Flamurtari “shkrin” skuadrën pas dështimit të sezonit, ja çfarë po ndodh me vlonjatët