Moment i mallkuar për Tiranën, futbollisti bardheblu humbet derbin ndaj Partizanit

Florent Hasani  është një nga mungesat e Tiranës në derbi ndaj Partizanit. Burime nga klubi bardheblu bëjnë me dije se dëmtimi në gju në ndeshjen e fundit, ka rezultuar më delikat se sa pritej. Lojtari dhe stafi do të bëjnë të pamundurën deri ditën e ndeshjes, por shanset janë vërtetë të pakta.

Për fat të mirë ka edhe rikthime të rëndësishme. Po, sepse Kaina që mungoi në ndeshjet e fundit ndaj Erzenit, për shkak të një problemi në tendinë, duket se është gati. Janë rikthyer nën urdhrat e Ahmatajt edhe Hila dhe Qefalia. I pari me sa duket ka pasur masë disiplinore, ndërsa i dyti nuk ka më asnjë problem.

Related posts

E FUNDIT/ FIFA “godet” Skënderbeun, rrezik për sezonin e ri

Lëvizje në merkato, Tirana ndahet me një nga lojtarët e sezonit (EMRI)

Largohet Sylvinho, prezantohet trajneri i ri i Kombëtares (EMRI)