Adea Koçollari, mjeke në profesion, e cila është zhvendosur në Gjirokastër pas specializimit, i kërkoi kreut të qeverisë Edi Rama një bonus qeraje, sa kohë që banimi i saj është në Tiranë. Duke iu referuar praktikave që ndiqen në vendin tonë, mjekët e rinj për tre vite duhet të punojnë në qytete ku ka nevoja emergjente vendi, dhe për këtë Koçollari kërkoi që të kishte një ndihmë nga qeveria.
Ndërkohë Rama tha se me rritjen e pagave mjekët në Shqipëri kanë mundësi të njëjta me ato që do të kishin në rast se do të largoheshin drejt Gjermanisë.
Mjekja: A mund të përfitojmë ne si mjek të rinj një bonus qeraje?
Rama: 3 vite ju do punoni ku ti duheni atdheut, pasi ka një investim nga shoqëria për edukimin tuaj. Nuk di tiu jap një përgjigje për momentin për këtë, besoj se programi i PD mund të ketë bonus që ju të shkoni dhe në spa dhe në masazh, që do ndërtohen sipas programit. Ajo që dua tiu pyes është sa paga juaj tani?
Mjekja: 490 mijë lekë
Rama: Tani e tregove me fakte që je gjirokastrite, këtë muaj duhet të kesh marrë më shumë. Në vend që të më thuash që paga jonë është kaq, po aq. E di sa do të hedhin…
Mjekja: Nuk dua të them shifër të gabuar, e di afërsisht, por ende nuk e kam marrë pagën e Janarit
Rama: Ne kemi bërë një rritje të konsiderueshme pagash për specialistët që punojnë jashtë qytetit të tyre, me rritjen që ne u kemi bërë rrogat janë të ngjashme me Gjermaninë, në rast se mjekët nisen sot. Unë nuk hyj te ata që predikojnë katastrofën për shkak ase njerëzit synojnë të provojnë veten jashtë shtetit, kjo është një periudhë historike e pashmangshme, nuk ka qeveri që e ndal këtë trend, në fund të fundit është liria e secilit.