MISTERI i vrasjes së palestinezes në Tiranë/ Konfirmohet si autor babai i saj

by KLIKOJE.AL

Grupi hetimor i vrasjes së të resë palestineze Rayyan Alëan pak ditë më parë në Tiranë, ka konfirmuar sot zyrtarisht se autori i dyshuar i vrasjes së saj, Fadi Alwan, është babai i saj biologjik, duke rrëzuar dyshimet paraprake se ishin çift partnerësh.

Babai i 24-vjeçares, Fadi Alëan, mësohet se është larguar në drejtim të Libanit dhe përmes Interpol po punohet për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Autoritetet shqiptare nuk kanë ende një shkak të qartë mbi arsyet që çuan babain 49-vjeçar në planin për vrasjen e së bijës. Për këtë arsye kërkohet me patjetër lidhja me familjarët e tjerë që të mund të merren në pyetje.

Ngjarja ndodhi më 27 shkurt në katin e tretë të një godine që ndodhet pranë njësisë numër 10 në Tiranë, në rrugën “Gjon Muzaka”.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.