Merr fund ‘sherri’ për Instagramin e Luizit, këngëtari e thotë me gojën e tij, ja kujt do t’ia lërë të drejtat e rrjetit social

by KLIKOJE.AL

Diskutime të shumta janë bërë në rrjete sociale dhe jo vetëm se kush e menaxhon llogarinë zyrtare të Instagram-it të Luiz Ejllit, banorit të Big Brother Vip.

E menaxhon shoqja e tij Jurgena, familjarët apo Top Channel, kësaj dileme iu përgjigj vetë Luizi. Në dhomën e rrëfimit ai është pyetur se kush do që të menaxhojë llogarinë e tij të Instagram. Luizi tha me gojën e tij: Dua të ma menaxhojë Top Channel, kam besim.

Kjo hedh poshtë të gjitha supozimet se adresa e tij është vjedhur. Luizi është një nga banorët që fitoi më shumë ndjekës në Instagram, falë paraqitjes së tij në spektaklin Big Brother në Top Channel.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.