Në ndryshim nga rizotoja klasike, receta e mëposhtme ka më pak përbërës, kërkon më pak kohë për t’u përgatitur dhe është një pjatë shumë e shëndetshme dhe e shijshme.
Përbërësit për 4 persona:
350g oriz,
1 qepë e vogël,
1 gotë verë e bardhë,
250g salsiçe të freskëta,
30g kërpudha porçini të thata,
50g gjalpë, 50g djathë Parmigiano,
lëng zarzavatesh i valuar,
1 bustinë shafran dhe majdanoz i freskët.
Përgatitja:
Salsiçeve u heqim lëkurën dhe i copëtojmë në thërrime. Kërpudhat i vëmë në një tas me ujë të vakët të hidratohen.
Qepën e grijmë hollë dhe e skuqim në tenxhere me 30gr gjalpë. Shtojmë salsiçet dhe kur këto të jenë skuqur, i shuajmë me verë. Hedhim orizin, e skuqim për pak minuta dhe shtojmë kërpudhat dhe pak nga uji i tyre.
Shtojmë lëng të valuar sipas nevojës derisa orizi të jetë zier. Kur mungon pak kohë që orizi të jetë zier, hedhim shafranin e tretur me pak ujë. Kur orizi të jetë zier, e përziejmë me gjalpin që na ka mbetur dhe djathin Parmigiano.
E shërbejmë me majdanoz të grirë të freskët.