Ekspertët e ushqyerjes thonë se mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, pasi na ndihmon të përballojmë ditën me më shumë energji dhe të mos jemi shumë të uritur në tryezën e drekës.
Në këtë artikull do ju tregojmë mëngjest tipike nëpër botë, të cilat mund t’ju frymëzojnë:
Brazil: Një kafe e fortë dhe qumësht, që shoqërohet me një pjatë me djathë bukë e proshutë.
Kubë: Mëngjesi tipik në Kubë është një bukë e thekur me gjalpë dhe një kafe me qumësht.
Kolumbi: Mëngjesi në Kolumbi bëhet nga arepa, një kek i vogël misri që shërbehet thjesht me gjalp dhe me vezë, qumësht ose reçel.
Francë: Mëngjesi tradicional në Francë është kafe dhe një bagetë apo briosh.
Angli: Mëngjesi i bollshëm anglez përfshin vezë, salçiçe, proshutë, fasule, kërpudha dhe domate.
Itali: Disa italianë e nisin ditën e tyre me një kapuçino dhe briosh.
Gjermani: Gjermanët përfshijnë në mëngjes bukë të freskët, mish të ftohtë, djath vendas, gjalpë dhe reçel.
Meksikë: Ushqimi i parë i ditës është mjaft i përzemërt, me pjata si “chilaquiles” apo “huevos rancheros”.
Rusi: Syrnikit janë mëngjesi i rusëve, një kek i skuqur, i përbërë nga djathtë, kefir (qumësht i fermentuar), maja, dhe kanë madhësinë e një biskote.
Spanjë: Pan con tomate, (bukë me domate) e thekur është një mëngjes mjaft popullor në Spanjë.
Turqi: Një mëngjes tradicional turk përfshin bukë, djathë, gjalpë, ullinj, vezë, domate, kastravec, reçel, mjaltë dhe kajmak.
Suedia: Një mëngjes tipik në një shtëpi suedeze është një sanduiç i hapur që ka brenda peshk, apo proshutë, djathë, majonezë, perime si kastravec apo domate.
Shtetet e Bashkuara: Dhe në SHBA ushqimi i mëngjesit ndryshon nga rajoni në rajon, por vezët, patatet, proshuta apo salçiçet janë një treshe e përbashkët.