Kjo shije ngjall kujtimet e fëmijërisë ku çdo gjë që të gatuante gjyshja ishte një copë parajsë.
Biskotat me tërshërë kanë një shije të ndryshme nga biskotat e zakonshme por tepër të veçantë në llojin e vet.
Këto biskota me tërshërë, recetën e së cilave do ta gjeni në këtë artikull janë të ëmbëlsuara me sheqer kaf dhe arrë kokosi të thatë.
Ato janë krokante, të buta, jo shumë të trasha dhe ofrojnë kombinimin e duhur mes butësisë dhe fortësisë.
Ekspertët mendojnë se kjo recetë e biskotave me tërshërë dhe të pasuruara me kanellë dhe arrë kokosi do të kthehet shpejt e preferuara juaj.
Biskotat shoqërohen mjaft mirë me çaj. Ato mund të ruhen në një kavanoz të mbyllur fort dhe mund të qëndrojnë të freskëta për pak ditë.
Biskotat mund të gatuhen për 20 minuta dhe të piqen për 15 minuta.
Përbërësit
Një gotë e gjysmë (145g) me tërshërë
1 filxhan (125g) me miell shumë përdorimësh
1 filxhan (80g) me arrë kokosi të thatë dhe të paëmbëlsuar
1 lugë çaji me sodë buke
Gjysëm luge çaji me kripë
1 lugë çaji me kanellë
1 gotë (200g) me sheqer kaf
Gjysëm filxhani (112g) me gjalpë
1 lugë çaji me ekstrakt vanilje
1 lugë gjelle me qumësht
Sipas dëshirës recetës mund t’i shtoni arra, bajame ose fruta të thata.
Përgatitja
Ngroheni furrën në 180°C. Merrni një enë dhe në të hidhni tërshërën, miellin, arrën e kokosit, sodën e bukës, kripën dhe kanellën. Përziejini së bashku.
Në një enë tjetër rrihni gjalpin me sheqerin kaf dhe më pas shtoni shurupin dhe vaniljen. E gjithë masa duhet të bëhet kremoze dhe e butë.
Më pas përpunojini të gjithë përbërësit së bashku me duar deri sa të formoni një brumë të mirëfilltë biskotash.
Shtoni qumështin dhe më pas provojini nëse mund të përgatisni toptha të vegjël në dukje të thatë por të ngjitshëm.
Nëse brumi është shumë i fortë dhe krokant atëherë shtoni më shumë qumësht që brumi të jetë lehtësisht i përpunueshëm.
Topthat duhet t’i përgatisni ngadalë me duar dhe me pëllëmbë që të formoni masën e duhur rrumbullake e të njëtrajtshme.
Më pas vendosini në një tepsi ku keni shtruar një letër pjekjeje dhe piqini biskotat për 15 minuta.
Pas pjekjes pjesët anësore të biskotave duhet të jenë të forta ndërsa sipërfaqja të ketë marrë ngjyrën kafe.
Biskotat duhet të jenë të buta por jo aq sa të shkërmoqen në dorë. Hiqini nga furra dhe lërini të ftohen.
Konsumojini sipas dëshirës ose ruajini në një enë të veçantë për disa ditë.