“E pazakontë në Vorë: Melos Bajrami shpallet më i miri, më pas ‘zhduket’ çmimi” (ARSYEJA)

by KLIKOJE.AL

Melos Bajrami doli në prononcim për mediat pas përfundimit të ndeshjes mes Vorës dhe Vllaznisë, një sfidë që u mbyll pa gola (0-0) dhe që la një shije të përzier për të dyja skuadrat. Përveç analizës së performancës në fushë, vëmendje të veçantë mori edhe një episod i pazakontë pas ndeshjes: fillimisht Bajrami u shpall lojtari më i mirë i takimit, por më pas çmimi iu hoq dhe iu dha Mario Barjamajt të Vorës. Sipas justifikimit zyrtar, bëhej fjalë për një lapsus nga ana e delegatit, një situatë që krijoi konfuzion dhe diskutime. Në këtë kontekst, Bajrami ndau mendimet e tij si për ndeshjen, ashtu edhe për momentin e çuditshëm jashtë fushe.

“Natyrisht, çdo ndeshje e shikojmë si finale. Na duhet çdo fitore, e kishim planifikuar për fitore dhe 3 pikë, por futbolli është i paparashikueshëm. Duhet të pajtohemi edhe me barazimin, edhe pse nuk jemi të kënaqur. I drejtë barazimi? Nuk e di, fusha u pa. Ishte edhe terren pak i vështirë për ne. Fusha me bar sintetik nuk na përshtatet për lojën që bëjmë. Kishim rastet tona, duhet të tregoheshim më cinikë para portës. Por çfarë të bëjmë tani, mbaroi ndeshja… Vendi i parë? Ai na intereson. Në fund me dal me + pikë për Final Four.

Shpresojmë të vazhdojmë me këtë ritëm, dhe ndeshje të tjera të shkojmë për fitore. Dëmtimi? Po, kalova një dëmtim fizik. Besoj tani gjithçka është mirë. Sot nuk ndjeva dhimbje, dhe pse pata frikë në fillim por gjithçka shkoi mirë. Trofeu? Shkon për shokët e skuadrës dhe familjes. Ndeshjet e radhës? Vllaznia po mundon vetëm për ndeshjen e radhës, te Dinamo. Pastaj kur të mbarojmë atë do mendojmë për Elbasanin. Finale? Kemi bindje brenda ekipit dhe besoj gjithçka do shkojmë mirë. Shpresojmë që të ruajmë energjitë, të mos shkojmë me shtesa që të kemi energji edhe në fundjavë ndaj Elbasanit”, u shpreh Bajrami.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.