Me tre fjalë! Klopp i përgjigjet tifozit se kush do ta fitojë titullin e Ligës Premier këtë sezon (VIDEO)

by KLIKOJE.AL

Jurgen Klopp e ka bërë të qartë mendimin e tij për garën për titull në Ligën Premier pasi u pyet nga një tifoz i Arsenalit se kush dëshiron të fitojë.

Liverpool zvogëloi shanset e Gunners për ta mbyllur sezonin si kampion pasi mbajti liderët e ligës në një barazim 2-2 në Anfield të dielën.

Arsenali tani është vetëm gjashtë pikë përpara sfiduesit për titull, Manchester City, i cili ka luajtur një ndeshje më pak – me dy skuadrat që do të takohen në Etihad më 26 prill.

Pas barazimit me Liverpool, mbështetësi i Arsenalit dhe prezantuesi i AFTV, Cecil Jee Thomas iu afrua Kloppit, i cili po fliste me tifozët jashtë Anfield, ndërsa ishte ulur në makinën e tij.

“Do të dëshironit të na shihni të fitojmë ligën, Arsenalin, apo jo?”, e pyeti Thomas trajnerin gjerman, derisa ky i fundit qeshi.

“Ekipi më i mirë”, u përgjigj Klopp.

Pasi shtrëngoi duart me trajnerin e Liverpoolit, Thomas qeshi me themeluesin e AFTV Robbie Lyle, i cili u përgjigj: “Ai po flet për ne!”.

https://twitter.com/AFTVMedia/status/1645181094621224960?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1645181094621224960%7Ctwgr%5E78815c2cf8d383fdf52da33769ccb06e52269727%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Ftri-fjale-klopp-pergjigjet-tifozit-se-kush-ta-fitoje-titullin-e-liges-premier-kete-sezon%2F

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.