Mbrojtësi mban peng merkaton e Skënderbeut, kërkon transferimin në Kazakistan

Randy Dwumfour, ashtu si dy sezone më parë edhe këtë herë, do të mbajë pezull merkaton e Skënderbeut deri në momentet e fundit për të vendosur përfundimisht të ardhmen e tij. Prej më shumë se dy javësh që nga dita kur korçarët janë grumbulluar Randy ende nuk po duket dhe vijon të qëndrojë në pritje të një transferimi në Kazakistan.

Burime pranë lojtarit bëjnë me dije se ende nuk ka asnjë rrugë të hapur sa i përket këtij kalimi, pasi klubi ku do të transferohet futbollisti nuk është i gatshëm që të paguajë vlerën e kartonit që kërkojnë korçarët për të hequr dorë nga mbrojtësi ganez.

Nga ana tjetër, Skënderbeu nuk pranon kurrsesi që të zgjidhë kontratën e mbrojtësit në mënyrë konsensuale për ta lënë të lirë. Në kushte të tilla do të jetë një telenovelë që do të zgjasë me javë duke mos e ditur ende fundit. Gjithsesi, korçarët në pritje të një vendimi të futbollistit janë të bllokuar sa i përket lëvizjeve pasi asgjë nuk është e sigurt rreth të ardhmes së tij çka mund të krijojë mosrakordim të planeve në kampin korçar.

Related posts

“Kemi gjashtë mungesa”/ Gvozdenovic “qahet” përpara ndeshjes ndaj Vorës: Do provojmë të japim maksimumin

Partizani “mbyll gojën” përpara Flamurtarit, të kuqtë marrin vendim drastik pas largimit të Kërnajës

“Nuk më interesojnë se çfarë bëjnë rivalët”, Orges Shehi sfidon Teutën: Gjendjen e mirë psikologjike ta shfrytëzojmë nesër