159
Numri i viktimave nga koronavirusi në të gjithë botën ka kaluar 3 milionë që prej fillimit të pandemisë, ndërsa deri tani janë infektuar më shumë se 140 milionë persona. Këto shifra janë publikuar nga “Worldometer”.
Mbi një milion persona kanë ndërruar jetë vetëm në Europë.
Ndërkohë, në vendin tonë janë konfirmuar 129,307 të infektuar, nga të cilët 2,337 kanë ndërruar jetë. Lajmi i mirë është se deri tani 100,600 persona kanë arritur të fitojnë betejën me koronavirusin.