“Dumfur është gjumashi i ekipit”, intervista plot humor i Marko Alias: Djali më grindavec është…

by KLIKOJE.AL

Kapiteni i Skënderbeut, Marko Alia ishte i ftuar në emisionin “Rubrika Sportive” në “RTSH Sport”, ku iu përgjigj disa pyetjeve pikante të moderatores, Hygerta Sako. Ai zbuloi djalin më të urtë të ekipit, më gjumashin, më humoristin etj.

Cili është djali më i urtë i ekipit?

Alia: Janaqi.

Po djali më grindavec ose nevriku, kush është?

Alia: Përveç meje, Gjini.

Cili këndon më bukur serenatat korçare ose këngë të tjera kur mblidheni?

Alia: Tajo, sulmuesi që këndon rrep bukur.

Cili është më humoristi, që ka më shumë humor?

Alia: Gjata.

Po gjumashi, kush vjen më me vonesë?

Alia: Xhufo (Randi Dumfur).

Po më llupsi, kush e tepron më shumë me ushqimin?

Alia: Po na ka ardhur pak Ramos mbipeshë nga Brazili.

Kujt i bërtet më shumë në lojë?

Alia: Tajo.

Kë do më shumë nga ekipi?

Alia: Më ka ikur Ardit Nikaj se ai ishte i preferuari im.

Po tani kë do?

Alia: Ndoshta Shaqen, se kemi tre vite bashkë.

LEXO ME SHUME:Tirana, “preja” e preferuar e Bekim Balajt; statistikat impresionuese të sulmuesit ndaj bardhebluve

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.