Lushnjes i vijnë golat… klubi lagunar firmos me sulmuesin që aktivizohet në Itali (EMRI)

Lushnja vazhdon të përforcojë ekipin dhe të sjellë lojtar me eksperiencë nën urdhërat e Gugash Maganit me synimin ngjitjen në Superiore.

Një tjetër transferim është arritur sipas “Futbolli në Shqipëri”. Bëhet fjalë për qendërsulmuesin Kristian Preknicaj i cili ka firmosur ditën e sotme kontratën me lushnjarët.

Më parë sulmuesi shkodran ka luajtur për ekipe italiane si Montebelluna, Levico, Carigliano dhe së fundi Albignasego.

Teksa Magani dhe drejtuesit e Lushnjes e shohin 21-vjeçarin si përforcimin e duhur për repartin ofensiv të ekipit.

Related posts

Mes presionit dhe shpresës, mbijetesa e Tiranës vendoset në 12 ditë

“Ishte ditë e bukur për ne”/ Gvozdenovic në qiellin e shtatë pas fitores: Shumë emocione, megjithatë asgjë nuk ka përfunduar

Humbja 3-1, Ilir Daja me rezerva: Duhej arbitër me më shumë eksperiencë